Ku po shkojmë me kaq ligësi?

Teksa një nënë shtrin dorën e saj të vobektë përballë zemërbardhit të radhës për dy para, për të mëkuar së pari fëmijen dhe pastaj veten, nga ana tjetër një uzurpues i paetur përpiqet të thyejë rekorde për ndërtesën më të lartë apo ndërmarrjen më fitimprurëse. Pavarësisht viteve, kjo është bota e sotme e mijëvjeçarit të dytë. E ku dreqin po shkojmë me ligësinë e e sotme?

Masakra në civilë, bombardime, lëvizje masive për të jetuar të paktën një herë i qetë në jetë, vrasje, shitje fëmijësh, përdorimi i fëmijëve të abortuar në kozmetikë dhe lëndët ushqimore, këto janë veç pak nga shumë çuditë e ditëve të sotme. Deri kur kështu? Kush po kundërshton? Gati askush. Organzata të heshtura, individë që luftën e tyre kundra ligësisë e bëjnë me statuse nëpër rrjetet sociale. Nuk do t‘ia dijë kush, shohin xhepin e tyre.

Omran Daqnesh, fëmija pesë vjeçar, i shpëtuar nga bombardimet në Siri bëri xhiron e botës. Fytyra e tij e trembur, e pluhrosur dhe gjakosur, por pa lotë, shprehte me pak fjalë torturën vrasëse të përjetuar. Do t’ia dijë kush? Aktivistët e internetit, po, ata duan t‘ia dinë.

Omran Daqnesh

Alan Kurdi, fëmija tjetër 3-vjeçar i cili u gjend i mbytur në brigjet e detit mesdhe. Lufta më e madhe kundrejt këtij fenomeni zemërthyer? Fotoshop interneti dhe cicërima. Drithëruese. Shumë vende mbyllin dyert për këta shpresëpakë. Ku të përplasen? Askund. Ne jemi shpresa e tyre, por si çdo shpresë, vjen me kostot e tyre. Jemi keqbërësit më të mëdhenj të jetës humane.

Alan Kurdi

Ka pasur gjithmonë probleme ndër shekuj, por ndodhirat e fundit kanë bërë xhiron e botës nga modernizimi social. Sigurisht, nuk janë të vetmet, aspak. Qindra, miliona fëmijë vdesin nga uria e deri tek shëndetësia e dobët, vriten, masakrohen, u merren organet, përdoren për të lypur apo motive pedofilie, por fundja kjo është jeta dhe duhet ta pranojmë. E rëndësishme është të edukojmë brezat, të aspirojme paqen, të përpiqemi për të mirën, të luftojmë për të drejtat tona që bota jonë e famshme mos shkojë drejt ditëve të fundit, por të vazhdojë të ketë jetë. E rëndësishme mos dorëzohemi.

Juljan P. Abrashi

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s