Kur magjia e dimrit bie në tokë
e nata fillon bëhet e bardhë,
si pëllumb vjen në mendimet e mia,
ma bën zemrën të rrahë e marrë.
Nuk më sjell aspak një degë ulli,
por bluan zemrën si grur’ në mulli,
prur trishtimin tek unë pa dashuri,
kujtimin se pa ty nuk jam njeri.
Bora bie pa u ndalur nga askush,
frymëzojnë sytë të bëhen prush.
Mendja më fillon largohet gjeti’
ndez motorrin për të ardhur tek ti.
Fillon përshëndet me dorë nga larg,
pastaj mundem të shoh vetëm një targ’,
shkruan qartë pa pasur mëshirë.
“Je pronar, por të them lamtumirë.”
Juljan P. Abrashi