Pjesëz nga romani „Perëndimi i fundit.

Sikur të mund të ishe pranë meje, do e lija makinën në shtëpi. Nuk do më duhej. Do insistoja të merrnim autobuzin e të iknim gjetkë apo në vendin tonë të preferuar, aty larg botës e në majën e kodrës duke parë qytetin. Nuk do doja makinën sepse dua duart të jenë drejtuar tek ti, apo të mund të vendosja kokën në prehërin tënd dhe ti të më përkëdhelje flokët, të më ngacmoje dhe plot kënaqësi të lodroje dorën tënde edhe mbi trupin tim, herë-herë ta tërhiqja drejt vetes dhe ta puthja. Nuk ka rëndësi edhe nëse do na zinte gjumi dhe të humbisnim stacionin, ti e di se mua më mjafton prania e njëri-tjetrit. Ti kudo, ti mbetesh e për mua nuk ka dëshirë më të madhe!

Madje të qëndronim aq shumë së bashku sa të niseshim në mëngjes dhe të na kapte darka. Koha të errësohej. Nuk mund ta besoj, ti e di se unë nuk i pëlqej udhëtimet, por me praninë tënde çdo gjë më duket magjike. Ti i dashuron udhëtimet dhe unë të dashuroj si je. Do lumturohesha të udhëtoja. Kapur për dore të dy duke pritur yllin tonë të preferuar të dalë të cilin e konsiderojmë si një trashëgimi më shumë mes nesh, edhe pse i përngjan një sekreti dhe ëndrre sepse në fakt ai nuk është yni. Nëse ndodhte që koha të ishte pa hënë e pa yje nga mjegulla atëhere të shihja yllin e vërtetë dhe të vetmin e zemrës, ty. Sa keq që unë jam larg dhe as sytë e tu nuk mundem të shoh. Fytyra jote e bukur, si diell praruar, ndodhet larg. I mungon aq shumë shpirtit tim. E di? Aspak nuk e di. Madje as ti! Ti je fotosinteza ime, pa ty unë jam tjetër, i pafrytshëm. E bukura ime! Të pres në krahët e mi, plot dashuri. Të pres mos jem vetëm unë, por të bëhemi unë dhe ti.

Perëndimi i fundit

Juljan P. Abrashi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s