Sikur.

Sikur të kisha një pajisje të mundja ta shihja mugëtirën botë aq qartë se si funksionon, sikundër shoh më qartë tek vendos syzet, por jo. Je i dënuar për këtë sfidë me perde në sy dhe eksperiencat, kancerin si onkologu që ta heqin, pak e nga pak syrit maskën ia çjerrin dhe pamja bëhet e qartë e më e qartë. Nga këto eksperienca maskëçjerrëse kupton se mund të jesh me plot shoqërues në rrugëtimin e errët të jetës, por gjithsesi je i vetëm dhe madje mund të jesh duke ecur në shkretëtirë dhe dikush të sjell një grusht ujë. Ky është absurditeti i jetës. Mos hiq dorë, as mos qaj pa mbarim. Qaj, nxirre dufin, por jo pa mbarim. Mos hiq dorë sepse ke filluar të shikosh më pastër dhe pengesat i sheh më qartë. Mbase këmbët të merren nga presioni, problemet si thikë të çajnë në çdo frymëmarrje, zemra të shpon nga dhimbja, nga braktisja, por mos harro se ti jeton. Mos harro se jeta të sprovoi si ena me baltë në furrë. Të dogji shpirtin, por të formoi. Mund të jesh plasaritur, por ende ke vlerë.

Shkëputur nga “Perëndimi i fundit”.

Juljan P. Abrashi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s