Ai është imi.

“Ai është imi! Ai me ndjesinë e veçantë, me mornicat tek më përshkruajnë gjithë trupin. Ai. Kaos! Vorbull thithëse që t’i merr të gjitha çfarë ke, pa mëshirë! Nuk të le asgjë, të bën të ndihesh e humbur pa atë! Bëhet si oksigjeni për ty, si buka e përditshme, si uji i freskët. Ai vendos vetë rregullat e “lojës” së dashurisë, i ndryshon ato në ecje e sipër, sipas dëshirës së vet e ti nuk mundesh mos t’i pranosh. Shtyhesh t’i përkushtohesh me mish e shpirt, për të bërë çdo gjë ai do, për ta bërë për vete, për ta futur nën kthetra e ndonjëherë të duket e pamundur, por përsëri ai tregohet surprizues dhe vjen në krahët e tu. I përngjan ndonjë lëndë e vështirë që mëson, përpiqesh e dita-ditës të duket më e vështirë. Përkushtohesh, nxehesh, të bën ta kapësh për gryke, por dashuria e tij të ka kapur më parë. Mbetesh në shpresa. Ai përdor pamjen, e kur as pamja as sharmi e as eleganca e tij nuk pi ujë, ai mundohet të të lexojë, të të studiojë në pak sekonda e në bisedë të ofron çfarë ke dëshirë të dëgjosh. Më rrëmbeu mua, ndihmuar nga sy të bukur blu. Mos guxo ta shohësh kur flet sepse do humbasësh. Do të duket i duhuri, i interesuar për ty, kur përkundrazi ai mund të jetë dhe duke luajtur. Ai është si mënyra më e mirë për të lënë drogën, duke mos e filluar fare, duke mos u ndeshur apo menduar se ia del ta provosh vetëm një herë. Çdo sëmundje e ka një grup që është imun dhe disa femra janë përkundrejt atij ashtu, por e çmend ky fakt. Do të jetë simbol i perfeksionit. Të bëhet imazhi i mashkullit ideal edhe kur nuk është në preferencat e tyre! Eh, ai, ai… Gjithçka femërore në dispozicion të tij! Ky pushtet nënshtron çdo femër që i afrohet, e fut në kafazin e tij dhe bën ç’të dojë me të, por çuditërisht, këtu vjen dhe më e bukura, nuk ka besim tek vetja. Vetja ja ka dëshmuar sa e sa herë me pasjen e femrave afër, por ai gjen disa ide në kokë dhe nuk ia ve meritat vetes. Ashtu si ka bërë dhe me mua. Ia ve meritat pijes, sinqeritetit nga barku. Nuk ka rëndësi. Dua të jem viktima e fundit për të. Dua të jetë vetëm i imi, gjithmonë. Ai është imi, por dua pafundësisht imi. I rrëshqiti një këmbë, ra bashkë me tjetrën, u mbajt fort me duar, por në fund ra në humnerë, në humnerën unë. Po, imi. Të dy dashuruar, së shpejti fejuar.”

Shkëputur nga romani “Akull dhe zjarr”.

Juljan P. Abrashi

One thought on “Ai është imi.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s