Ajo.

“Ajo është hëna e plotë e netëve të mia që më ndriçon rrugën e jetës. Projektorët dhe dritat nuk janë të nevojshëm. Ajo është dielli i ngrohtë në qiellin e kaltër të jetës, më përkëdhel lëkurën me rrezet e ngrohta, aspak përvëluese. Çdo e keqe si breshëri yjesh mbulohen nga dashuria e saj. Retë nuk janë aty, zhduken pa lindur mirë dhe qeshin pa nisur të qajnë. Ajo është cicërima e zogjve të pranverës, praruar me gjelbërim. Puthjet e saj-zilja më e bukur e alarmit të mëngjesit. Buzëqeshja e saj-vala më e bukur e liqenit. Sytë kafe që shkëlqejnë-kristalthet më të çmuara. Aroma e saj- soneti më marramendës për mua-melodia e jetës. Lëkura e saj- një skulpturë akulli në fizik, përkundrazi, një vullkan në praktikë. Flokët e gjatë, hedhur mbi supe- currila uji dashurie të cilët mbushin shpirtin tim vazhdimisht me ujin e jetës. Fillimi im, vazhdimi, pa mbarim. Ajo është unë, ne jemi një. Shkreptima rrufeje, drite dhe zhurme që ecin në një kohë. Ne jemi një lokomotivë e një vagon që ecin se bashku në një vijë. Jemi harmonizimi i një fije dyfishe ADN-je me jetën që edhe na përdredh po edhe na ndan për të na ribashkuar deri në fund të kësaj bote, e më tej në përjetësi. Akull dhe zjarr së bashku dashuruar. Akull dhe zjarr së bashku shkriftuar.”

Shkëputur nga romani “Akull dhe zjarr”.

Juljan P. Abrashi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s