Ka ardhur koha, koha që femra të mos heshtë.

Pse e shtypim ende femrën në Shqipëri, pse i mungojnë ende të drejtat?

Rastet janë të shumta dhe po ashtu edhe arsyet, por më së shumti analiza të dërgon në një përfundim. Qenia e vogël hahet nga e madhja, rrjedhimisht i vogli dhunohet nga i madhi dhe për sa kohë nuk ekziston një rregullator apo i vogli mos heshtë, ka për të ndodhur. Ka edhe meshkuj të cilët dhunohen nga bashkëshortet. Pse? Janë më të dobët. Pikërisht kjo të bën të mendosh se njeriu e ka në insitiktin e tij dëshirën për të shtypur a nënshtruar.

Femrën, sa për shkak të traditës disa mijëravjeçare si qenie më e dobët në fizik me detyra më së shumti shtëpiake, sa nga aspekti ekonomik i vendit dhe familjes, sa nga mungesa e shkollimit, mbështetjes nga shteti, paska e një vendi ku të shprehet e të dëgjihet zëri, e nga faktorë të tjerë të vegjël a të dukshëm, e kanë lënë në hije dhe të pambrojtur. Gruaja shihet si rrënja e familjes dhe mashkulli, si fizik, trungu, por një rrënjë nuk ka kuptim pa trungun, sikundër nuk ka kuptim trungu e familja pa nënën sepse gjethet do vijë një moment do thahen ose nuk do gjelbërojnë kurrë. Nëna është gjelbërimi i lumturisë. Familjet me gjuhën e dajakut rrisin plagë ndër breza dhe shoqëri, mbjellin probleme psikologjike, pasiguri apo edhe të kundërtën, agresivitet, dëshirë për transmetim dhunë duke e trashëguar shumë herë më tej këtë sëmundje e jo duke e ndaluar këtë fenomen, ashtu edhe në raste fatale krimi në familje, kundrejt kafshëve të pambrojtura dhe situata të tjera të rënda. Ekzistojnë një kategori meshkujsh të cilët kanë punuar për të drejtat e femrës, sa nga interesat personale, sa sepse e duan nënën, motrën, kushëshirën, bashkëshorten a këdo të jetë e parabartë me pjesën tjetër të ashtu quatur dominante, dhe kjo është për t’u vlerësuar. Nuk duhet mbetur me kaq sepse sado përpiqemi dhe flasim, njeriu mbetet një kafshë dhe ushqehet edhe nga instikte, për më tepër që ka kokëtrungje që nuk ndryshojnë kurrë sepse dy pare mend ka, por kjo është bota. Është një proçes i pavdekshëm. Nuk u rregullua dhe të flemë, por duhet monitoruar.

Jo vetëm tek ne, kudo në botë, edhe pse respektohen të drejtat e grave më rreptësisht, njihen rastet e dhunës si nga ana financiare e deri tek ata të cilën thjesht e pëlqejnë të të shohin tek vuan.

Njeriu, si qenie komplekse e cila mëson dhe përshtatet, por edhe një derivat tipesh e kategorish, nuk mund ta ndryshosh kudo sa nga mungesa e të nxënit, dëshira për të mos ndryshuar, ashtu edhe nga efektet e jashtme të forta si pëtdorimi i alkoolit dhe drogërave, si shkaqet më të forta të dhunës, sipas statistikave. Një pyetje që femrat i bëjnë vetes, për të ardhur keq, është dilema Hamletiane e dhunës “ta denoncoj a jo”. Frika ndaj partnerit a shkatërrimit të familjes, sakrifica, mentaliteti, mungesa e mbrojtjes së vërtetë sociale, janë faktorë shkaterrues dhe balancaprishës. Jo. Përmirëso veten dhe familjen duke e denoncuar.

Të gjithë lindim të barabartë dhe largohmi të tillë, por çfarë kuptim ka dikush të jetë si tutor mbi ty? Aq më tepër kur nuk ke mundësi të mbrohesh? Nuk ka “burrat rrinë e kuvendojnë, pika që nuk u bie se nga gratë rrojnë”. Jo. Kanë lindur femrat shërbëtore? Kanë lindur nënat robot larjeje dhe fotokopje, kukulla pllenimi? Jo. Nëna, babai janë bërthama e familjes. Nuk ka një plus e një neutral apo i nënshtruar, si protonet e neutronet e bërthamës, por duhet të jenë të dy mokekulat bazë të bërthamës familje. Të dy prindërit janë si krahët e zogjve. Secili ka peshën e tij për një fluturim të denjë. Jo më kot rriten fëmijët me probleme kur një anë mungon apo e keqmëson. Familja nuk është fizikë, dy të kundërta do tërhiqen kur të dy prindërit japin nga vetja për mirërritjen e brezave, as nuk është statike, burri rri e urdhëron, gruaja “sigurisht, gati-tu”, por një rrjetë bashkëveprimi për të mirën e familjes dhe më gjerë, shoqërisë.

Një nënë e pambrojtur është një nënë e dhunuar. Një nënë e dhunuar përfaqëson një ndryshk shoqëror. Ndryshimi vjen nga individët, le të bëhemi ne të parët. Për mua, për ne, për motrat, nënën, kushërirat, të dashurën, bashkëshorten, për femrën, për vazhdimësinë e jetës. “Nuk ecën treni pa lokomotivën, ashtu dhe familja pa burrin”- thonë vetë burrat dhe krekosen, por përse e do trenin pa vagona? A ka kuptim lulja pa petale? Zogu pa krahë? Kënga pa tinguj? Ashtu edhe familja pa nënë të shëndetshme. Secili ka peshën e tij në familje.

Kush i do plagët e trupit të tij? Vetëm ndonjë i çmendur. Për të mirën tonë, shoqëria jonë nuk është ende e çmendur dhe nuk i do plagët, rrjedhimisht as femrat e dhunuara, por punët nuk bëhen me duar në xhepa. Nuk duhet të vijë nga qielli. Lirinë e gjetëm mes nesh, ashtu duhet. Luftëtarët e frontit të parë duhet të jemi ne për ta ngritur zërin kurdoherë e jo vetëm kur matrapazët duan të shtypin. Duhet ndihmuar zhvillimi i shoqërisë dhe nuk duhet të jemi si shkarpat e thyera apo të vetmuara për të mos u vlerësuar, dëgjuar apo dalë mbanë. Thesari ynë gjendet brenda nesh, nuk lind nevoja ta kërkojme në ëndrra. Ka ardhur koha, koha që femra mos heshtë, por të kërkojë të drejtat e saj dhe t‘i ketë ato.

Juljan P. Abrashi

Advertisements

One thought on “Ka ardhur koha, koha që femra të mos heshtë.

  1. Super shkrim. Mendoj se duhet patjeter qe te jete ne kurikulat e shkolles 9- vjecare. Ku brezi i ri te lexoj sa me shume dhe jo te mari nga gjysherit shembullin e gabuar.
    Prinder dergohini femijet ne kopesht ku te mesojne dhe jo te rriten me memesin e vjeter nga gjysherit e tyre. Nuk dua ti paragjykon por memesia duhet te luftohet.

    Like

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s