Ty që të prita gjithë jetën dhe të shoh njësoj si dëshira e femrës në krahë.
Ti me fjalët e tua përzgjedhëse e cila më bën për vete. E di? Nuk e besova kurrë se do ishte dikush i cili do më rikthente adoleshent. Dikur nuk e kam dashur vogëlsinë, por tani e pres me nostalgji. Koha nuk kthehet pas. Jeta dukej më e bukur, më emocionuese dhe e këndshme. Tani i rritur, mëngjesi vjen me lodhje, dita sjell monotoninë dhe nata plot dhimbje. Si ta pëlqesh kur nuk e di kuptimin e ekzistencës? Më parë nuk shqetësoheshe.
Si pëllumb i bardhë i shfaqur nga kotësia solle lajmin e mirë se ndjenjat brenda meje nuk kanë vdekur sikundër pretendoja, por janë aty brenda meje të fjetura. Nuk besoj në rastësi, pse duhet? A mund të sjellë rastësia një thesar tek dera? Asnjëherë. Ashtu dhe ti nuk vjen nga hiçi.
Më ngjalle dëshirën të jem investigator. Me lupë të zhbiroj trurin tënd duke shkuar në skutat e errta të tuat dhe të gjej nga çfarë e ndërtuar. Je hekur a je pambuk? I përngjan ndërthurjes së të dyjave, por më shumë dukesh si një hënë. Ndriçon. Sado larg ndriçon. Kam zemër të errët si dhoma pa drita, por vazhdon fort ndriçon. I dhe jetës sime kuptim.
Je si qielli i kaltër, e pranishme, gjithëpërfshirëse, e panënshtrueshme. Koha e errët të bën të të pikojë syri lot, por kthehesh përsëri në kaltërsi me nje qiell që e do çdo njeri. Mirë se erdhe e bukura tek unë bisha. Mirëse erdhe ty që gjithë jetën të prita.
Juljan P. Abrashi