Në ëndrrat e mia, unë jam peshku dhe ai peshkatari. Pasi kam ngecur në rrjetën e tij, ai preferon mos më shesë apo dërgojë në shtëpinë e tij duke përfunduar si një vakt i shijshëm, por bie në dashuri, më kap dhe më hedh në liqen përsëri duke u bashkuar me mua. Ndonjëherë më shfaqet si gladiator, romakët na kanë rrethuar dhe duan të më marrin, por ai, ashtu sikundër është, me rroba të burgosuri, bluzë të grisur sa i del gjoksi i formuar, shpatë në dorë dhe guxim prej hekuri, kërcënon dhe më struk mbrapa tij duke u bërë të ditur se çdokush që përpiqet të më prekë, do humbasë jetën e tij. Nuk harron të vijë dhe të më përkëdhelë çdo natë duke më bërë mos ndihem vetë e duke shpresuar çdo ditë e më shumë për ditët e netët të kalojnë shpejt dhe ta takoj.
Shkëputur nga romani “Akull dhe zjarr”.
Juljan P. Abrashi