I dua sytë e saj të kaftë.

Oh, ndiej se po i dua sytë e saj. I dua edhe pse janë sy kafe, si sytë më të zakonshëm. Një i panjohur i vëren e i kundron si të zakonshëm, por jo për mua. Unë gjeta thesarin tim. Nuk mund ta dëftej, gurët e çmuar duan t’i rrëmbejnë të gjithë. Disa i shesin, disa i adhurojnë, disa vetëm i pëlqejnë e disa dashurohen pas gurëve. Unë u bëra ky i fundit. Ushqehem veç duke i parë ata dy sy të çmuar. Më pëlqen të shoh pasqyrimin tim në atë beben e vogël të zezë që krijon tension dhe dridhet vazhdimisht. Nuk është kaq e gjitha. Arrij të shquaj buzëqeshjen e saj. A e dini se sytë buzëqeshin? As unë nuk e dija, ajo ma dëftoi. Nuk e di si, por ka arritur të lidhë sytë direkt me shpirtin e saj. E sheh serioze në veshje me fytyrën e ngurtë që nuk e ndryshon shpesh, me sjellje të kontrolluar, me ngërdheshje të çuditshme, por kur vjen fjala tek sytë, dështon të kamuflohet. Ajo kafja e errët, herë e zezë si një natë pa hënë më thithi si anije kozmike në një vrimë hapësire. Unë mundem të shoh sa e sa femra të bukura, të formave më të ndryshme e nuk më japin as më të voglin ndjesi, por ajo më prish ekulibrin, sidomos sytë e saj të cilët arrijnë të prishin edhe gravitetin dhe tani më, nuk më tërheq më forca e tokës, por forca e syve të saj. Dua dëshpërimisht të hyj brenda e të vështroj derën e madhe dhe misterin e fshehur. A qan dielli? A kullojnë lot ata sy jetëdhënës? Mbase nuk do mund ta di asnjëherë, mbase do e zbuloj, por deri më tani di të them se ata sy janë si oksigjen për shpirtin tim. Nuk mundem të largohem nga shikimi i saj, të shkëputem dhe kthehem në realitet. Jam si një pacient i cili është në koma, por nuk zgjohet dot. Syri im është lidhur magnetikisht me të sajin dhe dëshiron çmendurisht të vazhdojë ta shohë ngultas, gjatë, çdo ditë, sot, nesër, përgjithmonë, pambarimisht! Përqendrime të ndryshme të dritës, ndihmuar nga retë, bien mbi beben e vogël dhe ajo fillon e rreh duke u tkurrur e lëshuar si një zemër. Dallgët e saj përplasen e tërhiqen në bregrrethin e kaftë dhe harmonizohen. Moxart, Betoven, Vagner, Bah? Oh, çfarë melodie klasike më thua? Sytë e saj janë vetë muzika e jetës, e vetë shpresës. Janë rrezatimi i lumturisë, i transmetimit të jetës. Nuk qesh e buzëqesh as në skenat e komedianëve me të famshëm, as në humoret e filmave dhe jetës së përditshme. Jam një i humbur. Nuk ngrohem shpirtërisht as nga dielli pas një nate të ftohtë, as nga kalimi nga borë afër zjarrit e as nga ushqimi i shijshëm, por munda të ngrohem vetëm nga sytë e saj. Ata sy, të vetmit pronarë të çelësit të llambës së lumturisë sime të brendshme. Të vetmit që papandehur mund të më lëvizkan cepat e buzëve, pastaj më vonë të arrij të ngrohem i gjithi e më tej të vloj. Aty gjaku mos më transportojë më lëndë ushqyese e oksigjen, por copëza lumturie, copëzat e saj.

Shkëputur nga romani “Akull dhe zjarr”.

Juljan P. Abrashi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s