Nuk ka si ajo.

Nuk mund të them se është femra më e bukur, por as se nuk është. Sa i shkon serioziteti! Elegante dhe me një pamje refuzuese. Fytyrë engjëllore të hollë me sy si shkreptimë blici, si vetëtimë më përshkon tej përtej. Ka buzëqeshje domethënëse, por rrallë ia shoh! Plot sharm. Nuk është nga ato vajza e cila përdor takat e larta apo admiruese e ngjyrës rozë. Si pëlqejnë dekoltete dhe është pak e shkujdesur. Ecën pa e vrarë mendjen se kush i hedh sytë. Nuk është hyjneshë, por pa dyshim mund të them se shpirtin e ka si të një të shenjti. Më të bukur se unë, se ti, se shumëkush! Nuk ia di gjithsecili vlerat. Të zakonshmit mundohen ta lenë në botën e saj, madje ditën e parë edhe unë derisa e njoha. Më e vogël, por më e pjekur. Mendimet e saj, bota karakterizuese e madhe, e flaktë, e mbushur me ëndrra dhe pasion. Nuk lodhet së pari buzëqeshjen e prindërve të saj, nuk lodhet se punuari, së ndihmuari ata dhe këdo rrethues.

Emri i saj, e para fjalë i cili u vjen ndërmend kur kanë nevojë. Ndihet e lodhur me mirësinë, por çuditërisht nuk ndal. Një “Nënë Tereza” në miniaturë, por çuditërisht vazhdon. Si ves i është ngjitur në lëkurë. Shpesh herë më kujton veten dikur. Tamam një pjesë e imja ndriçon sa herë përballet me të. Ajo pjesë e vjetër, e lënë në një cep ku e sheh botën të pastër. Sheh të padjallëzuarën, punëtoren, të ndershmen, me shpirtin e mbushur me mirësi. Një copëz jete e dikurshme, e cila shteroi tek unë, gati-gati u tha. Uroj mos i fiket sepse pas shumë vitesh e ndiej përsëri dashurinë dhe shpresën tek njerëzimi. Bota nuk duhet të humbasë një bulëz plot vlerë në këtë mizori oqeani, prandaj uroj ta përballojë ose kafshimet e përditshme të mungojnë. Uroj drita e saj të vazhdojë të ndriçojë dhe të bashkohet me drita të tjera, kështu edhe bota nuk do jetë aq e errët. Mbushur me drita plot, por e errët.

Shkëputur nga romani “Akull dhe zjarr”.

Juljan P. Abrashi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s