E lodhin njerëzit, bisedat, mentaliteti, injoranca, kultura e dobët, burokracitë, korrupsioni, plehrat në rrugë, buzëqeshja e palarë, aroma e keqe, bisedat me zë të lartë, të rinjtë e nënshtruar me mendjen vetëm “party”, gjokset e të pasmet e ekspozuara.
E lodhin mosrespektimi i një njeriu me pozitë të ulët shoqërore edhe pse fundja njeri është, e lodh edhe trajtimi i keq i katërputërshave, rrugët, makinat e prishura, ushqimi i pakontrolluar apo i skaduar, pluhrat tek i hyjnë në sy, të jetuarit fallso në virtualitet, grykësia e të pasurve.
E lodhin kontrastet e obezitetit dhe anoreksisë për shkak të mospasjes, hendeku i madh i shtëpive vila me disa makina luksoze kundrejt një barange ku nuk mundet as kafsha të fusë kokën, e kundrejt të gjithave, tani e lodh edhe jeta, por vazhdon. Deri kur kështu?
Juljan P. Abrashi
Je i pa pare !
A mund te na thuash ne cileb librari mund ti gjejme botimet e tua ??
LikeLike
Përshëndetje, Rosela. Romani „Perëndimi i fundit“, vazhdim i „Akull dhe zjarr“ ende nuk ka dalë në botim. Jam në punim e sipër. Romanin „Akull dhe zjarr“ e gjeni në disa librari në Tiranë. Librari „Adrioni“ gjendet lehtësisht në qendër. Ndodhet edhe në Elbasan, Vlorë, Korçë, Pogradec. Qytetet e tjera kudo në botë mbulohen online me bukinist.al
Ju faleminderit.
LikeLike