Sikur të paktën të doje.

Sikur të paktën të doje, do ishe i lumtur. Të tjerët nuk ia dinë vlerën dhe trishtohen, por të duash ështe kaq e rëndësishme, më shumë se a të kthehet ndopak ndjenja pas. Nuk ka vdekje më për së gjalli sesa të jesh filiz pa gjakun që të vlon, rrjedhimisht ndjenjën që të çuket në mendje e të qetë nuk të le. Je njësoj si trupi pa shpirt, si acari i fortë. Dëshiron të jesh normal, të të buzëqeshë diçka brenda teje, por ti nuk je normal. Je i përhumbur. Je edhe i demoralizuar, i pashpresë, sikur të ka humbur një herë e përgjithmonë. Mos të të duan, ka shpresë, mund ta kthejnë a transmetohet, por a zgjohet diçka që fjeti përgjithmonë dhe ti e mbylle brenda teje sikur të ishte mëkat? Me urrejtje e përmbushe, por edhe ajo të braktisi. Tani të mbeti acari, acari i një zemre që vetëm rreh derisa edhe kjo ta braktisë.

Shkëputur nga romani “Perëndimi i fundit”.

Juljan P. Abrashi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s