Jam i pakuptimtë pa ty.

“Jam i pakuptimtë pa ty. Kam dashur gjithmonë të largohem prej botës dhe të jetoj me ëndrrat sepse realiteti tepër i hidhur, por prej kohës kur të njoha si mundem të fle? Ekziston një grimcë apo mijëra kënaqësi të botës me vlerën sa ty? Jo, je e pakrahasueshme. Jo! Për sytë e mi jo. Jeta ime, me ardhjen tënde, mori një vijë tjetër të cilën nuk e kisha parashikuar ndonjëherë. Një vijë të cilën e kisha në planet e mia, thellë e dëshiroja, por thjeshtë nuk vinte. Nuk ke fytyrë perfekte. Hundë pak me kurriz dhe veshë të dalë, por për mua mbetesh e bukura e të bukurave. Pse vallë duhet të shkruhet nëpër histori dashurie sa pamje përrallore ka? Bukuria është relative. Ti ke defekte, por për mua je e përsosur. Veçantia, mënyra se si e menaxhon situatën, karakteri dhe çdo molekulë përkatëse e jotja është përputhur mirë me unin tim i cili ka plot teka e pakënaqësi. Një tip i dhënë pas detajeve dhe me një shpirt kritik. Tani bomba plasi dhe për mua është e rëndësishme situata të vihet nën kontroll sepse mirëkuptimi ekziston. Të admiroj sepse je e fortë, e patundur, shkatërruese, por e dobët në krahët e mi. Menjëherë erdhe tek unë duke mos të interesuar se dukeshe femër e lehtë, por të njoha dhe e di se është diçka e cila thjesht ndodhi se e ndjeve, jo se ashtu vepron. Mësova se ti mund të rrije dhe shekuj pa dikë, se nuk kishe nevojën e një mashkulli për t’u ndjerë e përplotësuar, por me të më njohur mua kuptove se nuk kishte nevojë për vogëlsira. Se unë isha i duhuri. Çfarë më pëlqen më shumë është se gjithë atë forcë munda ta mposhtja në mënyrë natyrale dhe të bëhesha pjesë e jetës tënde. Jam i lumtur, i lumtur përkrah teje. Ashtu si nëna teksa ka fëmijën e saj pranë.”

Shkëputur nga romani “Akull dhe zjarr”.

Juljan P. Abrashi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s