Përgjithmonë i vrarë.

Më ndjekin sytë e tu‘

si gjahtari prenë e tij.

Vrapoj, fshihem, zhdukem

mes turmash zhytem,

por ato gjithsesi,

e gjejnë një portë që e di veç ti.

Në çdo vështrim,

në çdo moment,

më turren nga pas,

si automatik më godasin papushim,

e më lenë në trishtim.

Dikur të vrava,

sytë prush t’i ktheva,

ndërsa tani lutem,

të paktën si vegim të zhdukesh.

Nuk më shqitesh,

si sëmundje më ngjitesh,

më tregon çdo moment,

se u tregova i pamend.

Tani është tepër vonë,

nuk paska kthim pas,

kush vdiska një herë tek ty,

mbetka përgjithmonë i vrarë.

Juljan P. Abrashi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s