“Në sytë e tu shikoj pendesë, por jo paqe.” nga Meri M.

Brenda meje është gjithmonë një luftë e përhershme dhe ti e di, ndoshta edhe ti e ke kuptuar që ky oqean është kaq i trazuar, ndoshta e ke kuptuar se ti ke ndikuar në këtë trazirë, në këtë mosrehati të shpirtit. Për sa kohë? Për sa kohë do vazhdojë? A duhet të të pyes ty apo brendësinë time? Deri kur? Edhe sa? A ka një mënyrë që kjo luftë të mbarojë? Sepse më mungon paqja, më mungon… Ti e di unë ngrihem netëve dhe vazhdoj ta bëj ende në këto ditë shtatori, më duket sikur kjo luftë do mbarojë ashtu si bien gjethet e shtatorit… Rrim pa thënë asnjë fjalë, heshtje, dëgjohen veç akrepat e orës në sallonin tonë, ftohtësi… ftohtësi e dhimbshme… por deri kur? Edhe sa? Në sytë e tu shikoj pendesë, por jo paqe… ah këto ditë shtatori që po i përcjell si e mjerë. Kaluan tre shtatore, si një vegim më duket. Ende shpresoj, ende më duhen edhe ca kohë, ndoshta do jemi aty ku ishim dje megjithëse e ndiej larg ngrohtësinë e dhomës, ngrohtësinë tënde të dikurshme. E pres çdo ditë, e pres atë paqe, e pres kaq e lodhur nga kjo pritje. I trazuar ky shpirt, por unë vazhdoj të kërkoj me ankth të plotësohet ky boshllëk. A është shumë larg? O sa çudi më duket, sikur të mos jesh njeri, sikur nuk lind dhe nuk perëndon, si vallë më boshatise, më ngrive, më le si të paudhë, si m’i ndale hapat? Si rrjedh gjaku yt normalisht? Oh, një njeri si ti, përse? Ka tre shatore që unë nuk i shikoj më ata sy si atëherë, ka tre shatore që na bashkon, heshtja sepse mbrapa atje larg mbeti buzëqeshja, ngeli atje larg ajo lumturi që çdo kush e adhuronte, por tani po ikën edhe ky shtator e unë ende pres. Jetojmë, po po jetojmë, por sa pak ndajmë së bashku, është një eklips i mbaruar e dimë. Sado të shtrënguar, ka shumë dallgë që na i ndajnë duart, sikur s’do kenë mbarim këto shtatore. Nuk dua ta pranoj, nuk dua ta pranoj. Ndoshta më nuk ja vlen, por unë ende pres bukurinë dhe lindjen e diellit, unë vetëm dua ta mbroj. Më kupto, pakësimi i trazirave, lëndimeve, do bëj që mes nesh të rilindin tingujt që kanë munguar e mua do më rikthehet ajo buzëqeshje që ka munguar për stinë me radhë. Do doja atë rikthim të egzistencës. Ah, këto ditë shtatori. Sa të rënda qenkan, sa të zbrazta, sa të heshtura. Ky muaj dhemb, këto çaste dhe ditë dhembin… dhembin shumë…

A duhemi këtë vjeshtë? A duhemi këtë shtator? Ti largojmë stuhitë, është e vështirë të jetohet me dhimbjen dhe ky shtator qenka dhimbje dhe shi.

-Nëse dëshironi dhe ju të postoni në këtë website ndonjë shkrim interesant si të krijuar nga vetë ju, ashtu dhe nga librat, atëhere na shkruani në facebook page:

Juljan P. Abrashi.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s