“Lufto për shpirtin tënd të lirë.” nga A.B.

“Shtt! Mos thuaj asgjë edhe pse sot në mëngjes kur u zgjove syri të ishte bërë sterrë.

Mos thuaj asgjë edhe pse ai të gjuajti fort me shkelma, pasi u kthye i pirë, i bërë xurxull në të gdhirë. Të vuri përtokë e të goditi pa mëshirë në çdo pjesë të trupit.

Të kapi për flokësh e të tërhoqi në dyshemenë e ftohtë e me lagështirë. Me grusht barbarisht të goditi në fytyrë. Të la shenja mavi në çdo milimetër të trupit tënd. Hundët t’i gjakosi nga grushti helmues.

E ti çbëre?! Asgjë! Qëndrove e bërë kruspull duke shtrënguar dhëmbët, duke pritur ende goditje prej tij. As zë nuk mund të nxirrje sepse nuk doje të zgjoje fëmijet, nuk doje t’i trembje ata.

Kafshove fort cepin e mëngës së bluzës për të fshehur zërin. Mos thuaj asgjë, por duro… Duro për hir të gjithçkaje. Ai është burrë dhe duhet të verë dorë mbi ty, sepse gruaja duron para burrit, gruaja duhet t’i përulet burrit, dhe, kur ai e godet, ajo duhet t’i puthë këmbët, se je femër e nëse ndahesh ty të ze turpi, kurse atë jo.

Shtt! Mos thuaj asgjë dhe sikur të jesh duke vdekur në duart e bashkëshortit tënd. Ai është padroni, zoti yt dhe duhet t’i bindesh.

Edhe nëse ske faj dhe ve dorë mbi ty, nuk ka gjë. Burri e rreh ndonjëherë gruan.”

Pallavra! Pallavra janë të gjitha, të thëna nga njerëz të mykosur, të prapambetur e injorantë.

Mos guxo e dashur, mos guxo. Mos guxo të mbyllësh gojën e të rrish kokulur sikur të kesh bërë ndonje krim. Lere zërin tënd të buçasë, të thyejë çdo barrierë turpi apo frike. Ti je një femër, je një grua dhe një grua nuk duhet kurrë t’i përulet burrit. Nuk je pronë apo objekt për të. Ti ke lidhur jetën me të për t’ia kaluar mirë, për të krijuar familjen e për të përballuar së bashku çdo vështirësi, jo për t’u bërë skllave e tij.

Jeho me zërin tënd e mos lejo që të të preket as fija e flokut sepse je njeri, e për më tepër je një qenie hyjnore, je simboli i dashurisë, mirësisë, simboli i jetës.

Mos duro, kurrë mos duro kur mbi ty ushtrohet dhunë shpirtërore apo fizike. Vraje këtë dhunë me forcën tënde, shqyeje padrejtësine me shpirtin tënd.

Bashkëshorti kurrë nuk duhet ta dhunojë gruan. Ai që e bën këtë është një burracak që e di që me fjalë nuk mund të matet me gruan, e di që do të dalë ai që e ka gabim dhe është tepër i dobët për të pranuar gabimet, e kështu do të përdorë forcën. Forcën përballë një femre?!

Jo e dashur! Lufto, lufto për veten tënde. Në djall shkofshin fjalët e prapambetura të njerzve të sëmurë. Në djall shkofshin leksionet mbi turpin e nënës apo gjyshes tënde. Ti e dashur, je femer, je grua.

Zoti ta ka dhënë forcën për të luftuar, jo për të duruar.

A.B

-Nëse dëshironi dhe ju të postoni në këtë website ndonjë shkrim interesant si të krijuar nga vetë ju, ashtu dhe nga librat, atëhere na shkruani në facebook page:

Juljan P. Abrashi.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s