Njeriu, shumëçka dhe hiçgjë.

Njeriu, pikë mes një oqeani apo dielli i një planeti? Sa është rëndësia e tij? Nëse sheh përgjatë gjithë historisë, prej gjenezës kur mendohet se kanë jetuar njerëzit, e deri më sot, kanë jetuar aq njerëz, sa një lumë trupash mund të krijohet. Sa prej tyre mbahen mend? Vështirë ta themi.

Bota ka ndryshuar dhe thuhet se po modernizohet, por vetë njeriu deri ku ka shkuar? Ç’është qenia humans? Ku po shkon, sa të gjata janë rrugëtimet e tij?

Nesë marrim anën biblike, asaj që prej shekujsh është bazuar dhe besuar, njeriu shihet si shëmbëlltyrë e Zotit dhe gjithashtu „zotërues“ i tokës, por a është i denjë për këtë sinonim? Deri diku po, por edhe ndonjëherë i pakontrollueshëm. E njohim si armiku më i madh i planetit me ndotjen e krijuar, me shkatërrimin e ekosistemeve, me shkatërrimin e florës dhe faunës. Nëse gjendja vazhdon të jetë e tillë, atëherë toka nuk do jetë më shtëpia jonë. Ç’është? Shkatërrues i shtëpisë se vetë pa menduar për të ardhmen. Sigurisht, ka edhe mbrojtës të tokës, ekologjistë dhe aktivistë, por më shumë si të padëgjuar. Kur njeriu është një diçka, sheh se edhe e kundërta ekziston. Nëse kemi të keqin, e kemi edhe të mirin, nëse e kemi vrasësin e kemi dhe mbrojtësin e jetës, edhe luftarakun edhe frikacakun.

Njeriu, krijesa e Zotit, sipas biblës dhe shkrimeve të tjera të shenjta, është fizikisht i ndërtuar prej baltës dhe frymës së Perëndisë, qenie e përsosur, spiritualisht shpirt. Cilësohet qenie e dobët dhe e korruptuar, mëkatare dhe e paaftë t‘i ofrojë vetes së tij jetën e përjetshme.

Kohërat kanë ndryshuar dhe njeriu pak e nga pak po merrte emra të tjerë.

Kafshë, evoluimi më i lartë sipas Darvinit. Njeriu, gjallesa më e lartë, e cila, ndryshe nga të tjerat, nuk mbijeton në ekosistem vetëm si më i forti, por edhe si më i zgjuari, por gjithsesi të varur prej nga lindja. Të varur nga dëshira se a do nëna dhe babi të jetosh, i varur nga mjekësia me teknologjinë e saj dhe proçesin e sukseshëm të lindjes, nga sëmundjet, të ardhurat, shoqëria e qindra të tjera.

Filozofët e konsiderojnë njeriun si qenie me intelekt të lartë, e aftë të kryejë përtej vetes. Madje disa e konsiderojnë njeriun edhe si hologram. Disa „të çmendur“, të quajtur ashtu nga shumë, njeriu është një pikë e një kompjuteri dhe çdo gjë e projektuar në botë është vetëm një hologram. Absurde ta mendosh, por bazohen diku. Thonë se, nëse e afron më tej atomin, njësinë më të vogël deri më tani të njohur, del në formë katrore, sikundër hologrami i kompjuterave.

Disa thonë se njeriu është vetëm tru, ç’përjetojmë janë ëndrra, ndërsa ëndrrat tona janë ëndrra të ëndrrave. Shumë besojnë edhe filmin e famshëm “Matriks” (Matrix).

Sociologët e shohin njeriun si një tërësi veprimesh dhe idesh dhe jo një gjallesë vetëm në një situatë, moment, vend të caktuar.

Njeriu është parë skllav, shërbëtor, flijim, perëndi. Është parë gjithçka dhe asgjë.

Nëse i referohemi se ç’është njeriu atëhere duhet të dime nga kush anë ta nisim sepse ka mijëra emra dhe pikëpamje. Është çfarë vendisim ne dhe si duam ta shohim, sa jemi të arsimuar, sa u besojmë fakteve. Gjithaçka dhe asgjë. Shumëçka për dikë, hiçgjë për tjetërkënd.

Juljan P. Abrashi

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s