“Sepse e tillë u krijua ajo femër. Duaje.” nga G.S.

Ajo është lëmsh, është kaq e ngatërruar, e pakuptueshme.

E bukura qëndron se lëmshet si ajo s’duhet kurrsesi të përpiqesh t’i zbërthesh apo t’i kuptosh. Lëmshet si ajo duhet veç t’i duash, t’i duash fort me çdo qelizë tënden. Se fundja, lëmshet s’ka arritur t’i kuptojë kush!

Ajo është e çuditshme e ti duhet të mësohesh me këtë ide, duhet t’i duash të çuditshmet si puna e saj. Ajo është një vajzë librash, ajo i do aq fort librat sa do linte edhe takimin që kishte lënë me ty pak më tutje rrugicës së lagjes, pasi libri i fundit që kishte marrë në bibliotekë e kishte përpirë aq shumë brenda botës së vet, sa zor të kthehej në realitet. Ajo ka shpirt vjeshte, dimri, pranvere e vere bashkë. Ajo ka një shpirt të ngrohtë e akull të ftohtë njëkohësisht. Një paradoks quaje. Oh,ajo sidomos adhuron kur t’i përdor figura të tilla letrare për ta krahasuar. Ajo kurrë nuk i ka dashur krahasimet mrekullisht të bukura të njerzve për shpirtin e saj, për buzëqeshjen, për sytë, ajo ka dashur, vazhdon të dojë paradokset.

Ajo është vajza që zgjohet në 3:00 a.m se e ka marrë malli për të dëgjuar këngë depresive apo ngaqë e ka marrë malli për të prerat. Kjo e fundit sidomos… Të prerat nuk e dobësonin atë, përkundrazi, të prerat e bënin të ndiente kënaqësi. Të shihte gjakun teksa rridhte nëpër duar,s’kishte ndjesi më të bukur!

Ajo është vajza që nuk i pëlqen ato takimet e mërzitshme të sotme. Ajo do ato ditët me shi të egërrsuar teksa fryn dhe erë, të dilni të dy bashkë e të lageni në shi pa e vrarë mendjen për gjë. Meqë përmendëm shiun, megjithëse është romantik, asaj kurrë s’i kanë pëlqyer puthjet në shi. Në do të puthësh një vajzë si ajo, mbështete me forcë pas një muri dhe puthe. Ajo ka mendje të pisët, të bukur, quaje dhe perverse, por prapë duaje. Ajo është harraqe, nuk di të bëjë një gjë saktë, ngatërrohet kur flet, skuqet kur i thua diçka, ta kthen fjalën në sekondë kur është e inatosur, tek kjo e fundit, kur ështe e inatosur thyen çdo gjë që i del para e pastaj ia plas të qarit si një fëmijë që ka bërë faj. Ajo do çmenduritë, gjërat e trishta, ajo nënvijëzon fjali a paragrafe nëpër libra, i pëlqen era e librave të vjetër, aroma e tokës pas shiut, të pijë cigare netëve e të flasë me hënën…

E egërr dhe e brishtë. E bukur dhe e ftohtë. E çuditshme dhe e adhurueshme në çdo detaj. Sepse e tillë u krijua ajo, femër. Duaje!

-Nëse dëshironi dhe ju të postoni në këtë website ndonjë shkrim interesant si të krijuar nga vetë ju, ashtu dhe nga librat, atëhere na shkruani në faqen e facebook:

Juljan P. Abrashi.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s