“Familja.” nga Ervin Saliasi

Tani ndihem çuditshëm, njëkohësisht i mbushur me vorbulla ndjesish që krijohen në brendësinë time, i çarmatosur nga vëmendja e çdo mendimi tjetër, i gjendur me një fletë dhe një laps në dorë, them se tani fytyra ime ka marrë një nur të veçantë dhe një buzëqeshje më vjen rishtazi e postuar në zemër dhe e vulosur në buzët e mia, do të shkruaj për Familjen.

Sa dituri është e përmbledhur tek kjo fjalë! Sa dashuri e pa rreshtur! Në kohën tonë depresuese, ku të gjithë qahemi dhe ankohemi për kaq e kaq probleme, do strukemi gjithmonë diku për të mbështetur kokën, dhe do gjejmë gjithmonë mbështetjen e pakushtëzuar, forcën dhe motivacionin për t’i bërë ballë çdo sfide dhe këtë e gjejmë në djepin e jetës, në familje.

Që në hapat e mia të para e deri më sot kam patur fatin që të kem gjithmonë përkushtimin, mbështetjen, dashurin dhe besimin e prindërve të mi të mrekullueshëm.

Ndonëse jeta ime familjare nuk ka qënë aspak e lehtë pasi shpesh rrugët e fatit të përplasin në udhëkryqe dhe ekuacione që duhet ti gjesh një zgjidhje për të ecur përpara.

E unë me naivitetin tim në atë kohë, tepër i vogël për të zgjidhur të tilla probleme, dëgjoja tek-tuk ndonjë fjalë që nuk më linte të kuptoja shumë, por përseri e ndieje atë gjëedje të trishtë e tepër pesimiste që ndonjëherë krijohej.

Por kjo kalonte kur më pas të vinin dy duar të ngrohta që të përkedhelnin faqet dhe një buzqëshje që të mbushte me frymë, buzëqeshja e nënës sime.

E adhuroja atë moment, kur ajo qeshte, dukej sikur më jepte jetë, e sytë e mi shkëlqenin, mbase ajo i buzëqeshte syve të mi, e unë buzëve të saj.

Nuk më ka munguar asnjëherë as dashuria e babit kur më rrëmbente në krahë, më puthte dhe më fluturonte lart e unë qeshja me të madhe.

Nuk më kanë munguar asnjëherë as këshillat e tyre që edhe sot mundohem t’i ndjek me përpikëri, pasi dua që të jem krenaria e tyre, ashtu siç janë ata krenaria ime.

Kjo, për ta, është falenderimi dhe mirënjohja më e mirë për gjithçka që më kanë dhuruar.

Por unë mbaj edhe përgjegjësinë e të qenurit Vëlla, jam fëmija i dytë, dhe më duhet të marrë shembujt e edukimit të më të mëdhenjve dhe të jap shembuj për më të vegjlit.

Sjellja dhe veprimet e mia janë në mënyrë direkte pasqyrim në sytë e tyre.

Për mua, familja është shkolla e detyrave, themeluar mbi dashurinë.

E ndiej dashurinë e tyre kur zgjohem në mëngjes. Një zë i ëmbël më zgjon, ato fjalë të ngrohta kthehen në melodinë e preferuar të veshëve të mi, e ndiej sa herë që ndodhem larg në telefonatat e shpeshta duke shfaqur gjithmonë merak dhe shqetësim.

E ty për një moment të duket sikur je ulur me ta, i ke pranë dhe po sforcohesh të kapësh nje përqafim në mënyrë të pavetëdijshëm. Ndërgjegjësohesh dhe kupton se dashuria i thyen distancat, tani nuk ndihem më vetëm, ata janë me mua, më shoqërojnë kudo.

Familja për mua është universi! E unë jam rruga e qumështit që do eci gjithmonë në drejtim të tyre… Gjithmonë….

“Ervin Saliasi”

-Nëse dëshironi dhe ju të postoni në këtë website ndonjë shkrim interesant si të krijuar nga vetë ju, ashtu dhe nga librat, atëhere na shkruani në facebook page:

Juljan P. Abrashi.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s