Ti je ajo e cila ke lëshuar një bombë bërthamore mbi mua dhe uraniumi i dashurisë është shpërndarë në të gjithë territorin tim. Tashmë nuk ekziston më asnjë gjallesë gëzimi, as një bimë buzëqeshjeje dhe asnjë gjurmë jete. Mund të dukem vërtet i gjallë nga jashtë, ndryshe, por brenda shpirti ka vdekur e po tretet, çdo ditë. Unë kam humbur e bashkë me mua edhe çdo pjesëz e imja. As përkujdesi më i madh nuk mundet ta ktheje në tokë pjellore, mbase… mbase vitet e shumta, plakja do mundet, dhe kjo, nëse kthehem në një karantinë humbjeje memorie. Më ke dërguar në majë dhe më përplase furishëm. E ferri do dukej më i mirë pa ty, nuk e di, më kupto që s’ka botë për mua pa ty e unë endem si një shpirt i ngurtë, pa jetë. E pra, unë… Të gjithë po qeshin me mua, por unë Viktori, qaj, jo shkak një tjetër femre, por për shkakun tënd. Është njësoj sikur mbreti të bëhet shërbëtor, veçse mendoj as ky krahasim nuk është i denjë sepse dashuria nuk më bëri shërbëtor, por skllavin tënd.
Shkruar më 17 dhjetor 2012.
Juljan P. Abrashi