Nëse s’m’u gjendët në vështirësitë e mia, nuk pres nga ju, o njerëz, të duartrokisni suksesin tim. Ju pashë dukshëm perden skëterrë të zezë teksa reflektonte shëmtuar në sytë tuaj. Si magjistar kërkoi dikush të më injektonte energjinë negative. Më tha:
„Ti nuk mundesh“,- por guxova, e bëra..
Ju s’e kuptoni që më jepni forcë. Jam e rrethuar nga një mur, jo si ai i Berlinit që i skadoi afati dhe u shemb. Unë jam vetëm unë, rrethuar me murin, ndërtuar i çeliktë. Nuk lejoj askënd t’i përçajë mendimet e mia. Pashë dikë tjetër të më qendronte turivarur. E pyeta përse (tipike e tipit tim, e dua mirë me të gjithë). Dikushi s’kishte një përgjigje llogjike apo hatërmendje nga ana ime, sepse unë kurrë s’lëndoj njeri kollaj. E përmbante veten nga tërbimi, e pashe t’i skuqej fytyra e shpërtheu si vullkan! Përballe meje pashë të shfaqej ana më negative e atij njeriu ose më mirë mund të personifikohej si i tillë, i gjithi. Si pëlqeu suksesi im. Hall i madh. S’ishte çudi të shihja veten pa folur me të për një kohë të gjatë. Zhgënjim total! S’jam naive, e di mirë si funksionojnë njerëzit, pavarësisht sa mbi tokë të ndryshëm jemi. Kur lajmin tim të bukur t’ia jepja, prisja krahët e tyre të bëheshin gjerdan në qafën time, të ndjeja ngrohtësinë, siguri. Dikushi të më rrihte shpatullat, me krenari të më thonte:
„Bravo të qoftë!“
Eh, hall i madh, budallai xhelozon, i mençuri frymëzohet. Udhë e mbarë miku im, nëse mundesh të kesh qenë ndonjëherë i tillë. Një më pak si ti, aq më mirë.
-Nëse dëshironi dhe ju të postoni në këtë website ndonjë shkrim interesant si të krijuar nga vetë ju, ashtu dhe nga librat, atëhere na shkruani në facebook page:
Juljan P. Abrashi.