Ajo kaos!

Qiej që bien nga qielli, jo yje. Kështu është ajo. Vullkan, vetëtimë, shi, pluhur dhe hi. Kaos. Buzëqeshje e ngurtë në zemër të ngurtë. Shpërfillëse, me sy të venitur, vetulla të thepisura ekuilibër marrëse, si humnera të përpijnë drejt refuzimit të përhershëm. Katakombi i lumturisë. Ajo e varros, njësoj si të mundesh të jesh me shpirtin e përhumbur. Loja e vdekjes. Loja e humbjes. Nuk ka fitimtar, ekziston vetëm ajo. E fiton, e nënshtron, i zotëron. Zemrat e meshkujve bien para këmbëve të saj si trëndafila të kuq, vetëofrohen, gjunjëzohen, dashurohen. Bukuria marramendëse, eleganca, misteri, shkathtësia a zgjuarsia, ah, cila armë të vret më shumë? Sa armë të tjera ka ajo? Shumë! Si mundet të dashurohen me një vrasëse të pamëshirshme? Po, vrasësen e zemrave. Ua shkul dhe ua ha pa mëshirë duke filluar nga ata sy të pafajshëm e deri në ato buzë të vogla të pupurta. Si dashurohen me akullin? Kush dreqin e dashuron akullin? Një i marrë, një unë. Një që do errësirën para dritës, kartat mbuluar mbi tavolinën e një loje gati të pamundur para zbërthimit të lehtë. Jam një gjahtar i pashpresë drejt një bishe. Bishës asaj. Si nuk e dashkam jetën time. Si një i marrë jam drejtuar, i pari të pushtoj zemrën e saj, por nuk e di çfarë do gjej, shtëpitë e djegura të Moskës në dimrin e acartë apo bukuritë e Babilonisë së lashtë?

Juljan P. Abrashi

Shkëputur nga romani “Perëndimi i fundit”.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s