Mbase kërkoj shumë në jetë, por a kam faj unë?

Mbase kërkoj shumë në jetë, mbase kërkoj pak, mbase nuk duhet të ta kërkoja fare ty. Ka shumë pikëpyetje në mendjen dhe zemrën time, por një dëshirë të madhe, të më kuptosh. Kemi një jetë përpara. Mos është shumë? Njëzet e katër orë të ditës, shtatë ditë të javës, plot muaj e vite e ndër to sa minuta e sa sekonda ka vetë jeta, si mundet të më mirëkuptosh kurdo? Mos ndoshta ke dhe ti të njëjtën dëshirë?

Thonë se jam kompleks aq sa bëhem dhe abstrakt, aspak konkret dhe koherent. Thonë se jam i zhytur në imazhe mendimesh, mes zgjidhjesh e zgjedhjesh, mes dëshirave për të bërë diçka në jetë, por fundja nuk kërkoj shumë, të më kuptosh ti, sado pak ti, sado pak edhe bota.

A kam faj unë si jam ndërtuar? A kam faj unë për çfarë jam, nga linda, atë çfarë më ofroi jeta? Mos kam faj edhe se dashurova? Më thuaj.

A kam faj se nuk duroj të shtypem? A kam faj se nuk dua të lëpihem, të puth duar, të shtroj dorën e mëshirtë e të mpitë drejt caktuesëve të jetës sonë, atyre partiake.

Kam faj unë. E di. Kam faj se unë që nuk gjeta shpresë dhe nuk luftova. Kam faj sepse u largova me kokën kthyer pas drejt teje. Ku ta gjeja gjithë fuqinë mes litarit në fyt që më tërhiqte për nënshtrim?

Nuk e di. Mbase kam faj dhe unë që dua të kthehem, të bëj diçka, mos jem i demoralizuari, dorëheqësi, dorëmarrësi, shpresëmarrësi, zaptuesi, matrapazi, tirani, por një njeri. Ah, njeriu i ka këto të gjitha. Ç’mund të dua të je atëhere?

Filloj mendoj dhe dua të shprehem, por ka aq shumë gjëra në kokën time sa filloj dhe nuk e kap veshin drejt, por e rrotulloj disa herë rreth qafës sepse kështu është jeta. E sheh, tani u bëra vetvetja. Kërkoj të më kuptosh, por nuk po kuptoj as veten. Mbase është shumë? Qenka shumë. Njeriu nuk është një dhe një bëjnë dy, por një dhe një bëjnë gjithçka.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s