“Asgjëja!” nga Eugena Gjoka.

Nuk e di nëse kjo që ndjej unë është mirë apo keq?! Është vjeshtë, por mua s’më ngjan ndonjë ndryshim nga vjeshtat e tjera që kam jetuar ose ka një ndryshim tepër të vogël, një ngjyrë kameleoni e zbehtë është në ndjenjat e mia. Po, dhe këtu s’bëhet fjalë për ndonjë ndryshim pozitiv, përkundrazi… Nuk ndjej më asgjë! Si mund të mos ndjesh më asgjë? Ja, pak a shumë kështu ndihem unë në mes të gjithë kësaj rrëmuje, në dukje paqësore! Më duket se ka një qëllim dhe të gjithë po vrapojnë drejt tij dhe unë fatkeqësisht s’e di se nga duhet të shkoj apo çfarë të bëj…

Jam pikërisht në kryqëzimin kryesor të jetës sime, në stinën e pranverës, por thellësisht ndjej një vjeshtë të ftohtë në brendesinë e unit tim. Përplasem nëpër objekte, harrohem ndër mendime, por kujdesem që të mos i prek njerëzorët që kam afër. Teksa bie në humnera arsyetimesh, kujtohem për vlerat e jetës. Ndërsa përdor retrospektivën mendore, më vjen të shkruaj. Teksa shkruaj rivuaj dhe një herë për përjetimet e kaluara. Pastaj e lë, vërtitem si e çmendur që nuk di nga të shkojë dhe më në fund gjej një vend në skajin më jugor të dhomës së vogël të gjumit, pas perdes ngjyrë hiri.

Aty ku askush nuk mund të më gjejë.

Bie në gjunjë dhe teksa ndjej ftohtësinë e parketit në trupin tim, papritur solidarizohem me të dhe aty për disa minuta nuk arrij të ndjej asgjë, absolutisht asgjë… Atëhere mundohem të gjej disa fjalë të vogla për veten time, dua të arratisem nga çdo gjë, nga çdokush!

Çfarë e dua jetën kur akoma nuk po ia marr vesh kuptimin? Çfarë janë ditët , kur unë i ndjej që ikin pa lëne gjurmë në kohë? Në gjithë këta njerëz, kush jam unë dhe çfarë misioni kam?

Jam e bindur që moralistët do më gjykojnë për fjalët e mia, por kohët e fundit qenia ime nuk do t’ia dijë për asgjë. Dhe kur them për asgjë e kam fjalën për kompleksitetin e asgjësë në tëresi.

Në dukje krijohet perceptimi i një krize identiteti, por nuk është kjo ajo që unë po përjetoj.

Ngrihem nga këndi im, dhe, ashtu, e veshur shtrihem në krevat. E vetmja gjë që heq janë xhupi dhe çorapet. Ndërkohë pirgu i mendimeve të mia vazhdojnë të jenë më rrëmujë se më parë, mundohem të vendos rregull në to. Teksa hedh sytë e përlotur rreth e qark dhomës, duke u ndalur tek fotografitë me vjen një mendim i heshtur, i cili nuk arrin të mbërrij deri tek buzët e thata të mia, por një forcë e brendshme më shtyn ta them me zë te lartë: unë kam mjafueshëm, kam familje, miqtë, gjendje të mirë shëndetësore dhe ekonomike. E për një çast dyshoj në çdo gjë rreth meje, edhe në veten time, në lumturinë apo në vuajtjen pa arsye.

Ndoshta më në fund përpiqem të shkoj drejt mbylljes së këtyre ndjenjave, sytë vështrojnë për të fundit herë nga dritarja e dhomës. I ndjej teksa mbyllen të rënduar. E vetmja gjë që shpresoj është që kjo ëndërr të mos më tundojë dhe në gjumë…

-Nëse dëshironi dhe ju të postoni në këtë website ndonjë shkrim interesant si të krijuar nga vetë ju, ashtu dhe nga librat, atëhere na shkruani në facebook page:

Juljan P. Abrashi.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s