Ishim ne

“E trishtë ta thuash se ekziston një “ishim ne” kur në ëndrrat tona unë isha babai dhe ti nëna e së ardhmes dhe gjithsesi përfunduam të largët duke braktisur njëri-tjetrin. Prej ndarjes dimri me borë më kujton dy gjëra të ndryshme. Më kujton përjetimin e ftohtë në trup dhe acarin e zemrës tënde. Të ndryshme, por më bëjnë të dridhem njësoj. Në fakt gënjeva pak. E dyta ishte më e fortë, një dimër që ende nuk mbaron, por e di? Vetëm një çast me ty dhe nuk e kam me atë ndjenjën e zbrazëtisë që më mbulonte trupin, me merrte buzëqeshjen dhe për më tepër edhe frymën, më hidhte në trishtim dhe nuk kishte mendim të mund ta largonte vetëm përfshirja në gjumë me shpresën se ti nuk do shfaqeshe edhe në ëndrrat e mia. Pse ke ende peshë në mua? Ndonjëherë ishte më keq. Nuk mundja të të largoja nga mendja. Shpirti zbrazej dhe akoma e më shumë e dyshoja nëse kishte zbrazëtia fund. Zbrazëti për llahtari! Çuditesha se mund të duroja aq shumë strukur në dhomë, vetëm. Çuditesha se dashuria kishte kaq peshë në mua i cili i ka konsideruar adoleshentizma. Nuk e di nëse ishte ndjenja që therte më shumë apo shpresa, por koha kaloi dhe ma dëfteu kur shpresa u venit. Nuk vdiq për shkakun tim as krejt papritur në një ditë të bukur, as nga një femër ideale, por e vrave ti. Veprimet e tua, indiferentizmat, gabimet e njëpasnjëshme dhe vrasëse të tilla pa pagesë nxitën të gjitha në të mos uruarën, humbjen e besimit, vetëvrasjen e rremë. Shkova ku të kisha bërë të ditur se nuk duhej kurrë të më dërgoje sepse do shihje se nuk më kishe njohur kurrë. E vërtetë, as nuk beson më se jam unë këtu në shtrat.

Nuk më mbulon më asnjë vrimë e zezë që më thith gjithçka. Je ti që ma dhe, po ti ma hoqe. Ma ngjite ditën e martesës kur pashë buzëqeshjen tënd dhe tani ma shqite si plagë e paqenë ndonjëherë. U dogja dikur i gjallë. Jo krejt papritur, ti e bëre, ti! Më beso, nuk paska më të keqe se vrasja e shpresës. Kur u vra, edhe nëse do riktheheshim, nuk do kishte më kuptim si më parë. Ashtu më dukej. Nuk mund ta pranoja të shtypja veten, por pastaj me kohën e kupton se çfarë të duket nuk është e thënë të jetë e vërtetë. E pranova humbjen, por kurrë nuk veprova. Të prisja me mrekullira qesharake. E hidhur. Doja vetëm të të dërgoja lart e më lart e pastaj të të përplasja vazhdimisht poshtë. Fort e më fort poshtë derisa të më kuptoje si isha unë nga brenda, mos mundeshe as të largoheshe prej meje sikundër e bëre. Më kot. U zhduk ideja e sëmurë shpejt prej meje dhe pastaj u bëra skllavi yt pa e ditur ti. Kësaj here nuk do jesh ti e larguara duke më braktisur me fustanin tënd të bardhë dhe buzëqeshjen në cepin e buzës tënde, por do jem unë i cili do martohem me vdekjen me kostumin tim të zi.

Juljan P. Abrashi

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s