Të flasësh mbi ty.

Të flasësh mbi ty është pak a shumë ekuivalente me të flasësh bukur. Nuk është nevoja të mendohesh për fraza autorësh, shkrimtarësh, të sjellësh përmend ndonjë kompliment të dëgjuar. Fjalët vijnë vetvetiu. Errësira e syve të t’u të bukur, praruar me fjalët e pakta, tregojnë sa shumë aq edhe pak. Shumë sepse kjo je ti, një diell ngrohës qetësie, por pak sepse nuk mbaron rrugëtimi këtu. Pasi të përshëndesin, fillon gjallërimi. Niveli i kënaqësisë është aq i lartë sa vazhdoj mbetem memec. Humbas, bukur, thjesht, pastër, pa dashur në këndvështrime dimensionesh duke i soditur. Diçka të thith për të vazhduar shikimin. Nuk e kuptoj si u dashurova papritur me ty. Si u bëre pjesë e imja? A ishte sepse më gjete të dobët? Isha mësuar me errësirë, por më ktheve në dritë. Nëpërmjet teje të keqen e kthej në paqe. Fotosinteza ime e dashurisë e cila më bën të oksigjenizoj këdo afër për shkakun tënd, a e di sa i lumtur jam? A e di se yjet janë pak nëse lumturia do matej me numra. A e di se je plugatorja ime e cila mbjell tek unë vetëm dashuri për ta korrur më vonë dhe rimbjellë së shpejti dashuri më të shumtë në hapësirë.

Drita e vogël e jetës. Ti me flokët e tua të përflakta, me fijet e zjarrta ditën dhe hapësirën e errët universi natën. Ti me të dyja nuancat, me flokët derdhur mbi supet e trupit femëror të hollë dhe të drejtë, të gjatë dhe elegant aq sa me lupë të shohësh vështirë se has defekte. Ti flokë princeshash përrallash pikturuar lehtë me dore tek imtësia engjëllore e fytyrës, ku përbrenda, në thellësi të saj, fshihet përsëri e njëjta kartë, jo e një djalli. Karakter i hasur rrallë. Teksa mund të shohësh rëndom femra të së njëjtës “markë” të cilat marrin “mjaltë” veç nga një qyp, vjen një tjetër formë me të bukurat dhe huqet e saj. Ti.

Juljan P. Abrashi

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s