Nuk ka shpëtim.

Ajo qëndronte në kokën time si mendimet, gjithmonë aty. Përpiqesha ta kryqëzoja, por ishte e pamundur. Është si të dëshirosh mos marrësh frymë dhe ndërkohë të mund të jetosh. Nuk e di pse kohët e fundit kisha një dëshirë për ta bërë të lumtur dhe të buzëqeshte. E gënjeja veten se sa më shumë të dashurohej aq më e madhe do ishte pikiata e zhgënjimit të saj e për më tepër gëzimi im do bubullinte si vetëtima në motin e errët, plot re, errësirë dhe mungesë shprese. Kisha filluar së fundmi as mos shkoja në tualet të lahesha çdo herë pasi kryenim dashuri, por qëndroja shtrirë pranë përqafuar, mbështesja fytyrën mbi të sajën dhe përkëdhelesha. Po. Madje e puthja vazhdimisht, zhysja kokën time në gushën plot aromë të mirë dhe e nuhasja. I dalldisur. Bëja lëvizje të fytyrës dhe për të ndierë lëkurën e saj të butë sa më shumë me dëshirën për t‘u bërë njësh me atë, madje për të lexuar mendimet, sikur ajo mënyrë do i thithte e do nxirrte gjithçka sheshit. Moçali im i dëshirave të errëta sa vinte e thahej dhe ky ndryshim po më dilte nga kontrolli. Sikur të mundja ta helmatisja këtë zemër një herë e mirë, bashkë me të sajën e të kujtdo që mori pjesë në varrimin e shpirtit tim, por ja që një lule në shkretëtirë qenka si gjelbërim i një kopshti të madh. Jam i përfshirë midis një lufte të brendshme, por as nuk mund të dorëzohem. Nuk mund ta le veten në dorën e saj, është si t‘i dorëzohesh ulkonjës së dashurisë dhe të presësh që ajo të bëhet mikesha jote e ti jo vakti i saj. Më çukisin mendimet se duhet të kthehem pas, por as nuk mundem. Gjithmonë kur përpiqem të jem përfundimtar në të mirë apo në dëm të saj, stepem dhe rifilloj në atë tërheqjen sa andej-këndej për të bërë zgjedhjen e duhur.

Si arriti hyri kaq lehtësisht në zemrën time? Si pendë ra mbi gjakun e vluar, mbi tajfunin e urrejtjes. Qetësoi burimin e hakmarrjes, tani dëshiron ta shuajë, madje ta thajë. Ajo nuk e di se nuk ka shpëtim shpirti im, as dashuria jonë, nëse vërtet ekziston.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s