Injoranca është forcë

Injoranca është forcë.

Përgjatë rrjedhës së historisë, ndoshta qysh prej fundit të epokës së Neolitit, në botë kanë ekzistuar tre lloje njerëzish: Të Sipërmit, të Mesmit dhe të Poshtmit. Këto grupe janë ndarë në shumë mënyra, janë emërtuar dhe riemërtuar pafundësisht, nga epoka në epokë, kanë ndryshuar edhe përmbasat brenda vetes, edhe qëndrimet karshi njëri-tjetrit, por struktura bazë e shoqërisë nuk është cënuar kurrë. Madje edhe pas përmbysjeve të mëdha apo ndryshimeve të pakorrigjueshme, është vënë re e njëjta ndarje, ashtu si gjiroskopi, pavarësisht sa dhe nga cili krah kryhet, e rifiton ekuilibrin gjithmonë.

Synimet e këtyre tre grupeve janë tërësisht të papajtueshme.

Natyrisht që ishte shumë e mundshme të përfytyroje një shoqëri ku kapitali, në kuptimin e pronës private dhe luksit, të shpërndahej në mënyrë të barabartë ndërkohë që pushteti të mbetej në pak duar të privilegjuara. Por, në praktikë, një shoqëri e tillë, nuk do ishte e qëndrueshme për kohë të gjatë. Sepse, në qoftë se gjithë njerëzit do të jetonin rehatsh e të sigurt, masa e madhe e njerëzve, ata që zakonisht i le analfabetë varfëria, do mësonin dhe do fillonin të mendonin, e me të arritur në këtë pikë, atëhere do ta shikonin se pakica e privilegjuar nuk qe funksionale dhe do ta rrëzonin. Një shoqëri hierarkike mund të ekzistonte për një kohë të gjatë vetëm e bazuar tek varfëria dhe injoranca.

Kthimi në të shkuarën agrukulturore, siç ëndërruan disa mendimtare në fillim të shekullit të njëzetë, nuk ishte zgjidhje praktike.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s