Romani “Akull dhe zjarr”

akull dhe zjarr i riu fotoja
Dy fjalë paraprake për lexuesin

Romani “Akull dhe zjarr” është vepra e parë e sagës “Lufta qiellore” me një përmbajtje prej shtatë vëllimesh. Libri trajton historinë e dashurisë së tri çifteve të ndërthurur me njëri-tjetrin në aspekte të ndryshme jetësore me mesazhin kryesor kundër aborteve. Njësoj si jeta jonë e mbushur plot e përplot me të papritura, ashtu edhe libri gërsheton të paimagjinueshmen me realitetin e përditshëm të intrigave, tradhtive, zhgënjimeve, mentalitetit të vjetër shpues, të luftërave të brendshme dhe të pafuqisë shkatërruese. Autori tenton të gjejë diellin e shpresës mes errësirës që na rrethon.

Në vepër sillet një histori e pazakontë midis dy kontinenteve të një planeti ku shkojnë fëmijët e abortuar. Femrat lindin në “Botën e të Mohuarve” të përbëra prej akulli, ndërsa meshkujt të përbërë prej zjarri. Si mund të bëhen akulli dhe zjarri një dhe të padëmshëm? Pikërisht këtë duhet të zbulojë lexuesi për të kuptuar se dashuria është mikja më e mirë e botës.

Eliseja dhe Ludvigu, të cilët simbolizojnë “Akullin” dhe “Zjarrin”, janë frymëzim emrash nga një pjesëz muzikore e Ludwig von Beethoven “für Elise”. Ritmi i saj e ngriti shpirtin e autorit pezull drejt një universi të panjohur planetesh për ta bërë sa të gjallë këtë histori të pazakontë dhe imagjinare, aq edhe të prekshme në ditët e sotme.

Dalëngadalë, nisur nga përditshmëria e jetës, kërkimet shkencore të lidhura me profesionin e autorit, problemet e ndryshme, ai u has me një vrasës të pazakontë në Shqipëri. Maniakun për të cilin askush nuk flet, për të cilin askush nuk ndihet të bëjë një ndryshim edhe pse në Bibël thuhet: ‘Hape gojën tënde në favor të memecit, në mbrojtje të të gjithë atyre që janë lënë pas dore’ (Proverbat 31:8)…

Një fenomen i heshtur, por i fortë. Dyqind fëmijë nga një mijë shtatzëni abortohen në Shqipëri. Një shifër marramendëse kur, krahasuar me Gjermaninë, për shembull, është vetëm 6 aborte për 1000 lindje; pra, mbi 33 herë më e lartë. Një e dhënë e cila, me siguri, ka akoma më shumë hendek sepse ekzistojnë shumë mosraportime. Ky problem nuk është vetëm pjesë e përditshmërisë së shqiptarëve, por gati kudo. Ekzistojnë rreth dyzet-pesëdhjetë milionë aborte në të gjithë botën brenda një viti. Një numër që të jep përshtypjen se e ka kthyer në konturet e normales çështjen e abortit.

Autori shpreson, lutet dhe përgjërohet se një ditë, sikundër Martin Luther King tha “kam një ëndërr”, edhe ëndrra e tij do të realizohet. Qeniet e pafajshme, memece, të kenë fillimisht po aq të drejtë për të jetuar si kushdo. Jeta është edhe e pajetueshme, e vështirë, e padurueshme dhe e mbushur me akte të shëmtuara, por përsëri e bukur. Të punojmë së bashku për ta bërë të denjë për gjithsecilin prej nesh. Autori, përzemërsisht, ju fton ta lexoni veprën e parë të këtij rrugëtimi të bukur për të mos u ndalur më pa prekur fundin e tij.

Juljan P. Abrashi

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s