Dy fjalë paraprake për lexuesin
Saga “Lufta qiellore”, një “serial” prej shtatë vëllimesh, vazhdon rrugëtimin e saj me romanin e dytë të titullur “Perëndimi i fundit”. Autori fillon të shpalosë pjesëza të tjera të nevojshme për të plotësuar tablonë dhe qëllimet e tij të thella e të fshehura. Ky rrugëtim është akoma e më enigmatik, i paparashikueshëm, mbushur plot me të papritura dhe me përmbysje historish.
Në këtë vepër dalin në dritë shumë të vërteta ndodhish të vjetra dhe akoma e më shumë ndodhi të reja me personazhe të njohur apo të panjohur, ku më të spikaturit janë Viktori, shitësi i shpirtit të tij, dhe Elise, e bukura nimfë flokëarbardhë. Qëllimi i autorit është ta katapultojë lexuesin në sa më shumë skuta të nevojshme për të mbledhur dritën e bërthamës së komplotit.
Ndodhitë shkrihen pak e nga pak me romanin paraardhës “Akull dhe zjarr” për t’i ndezur lexuesit kuriozitetin, për ta lëmshuar sa më shumë e për ta bërë pjesë të kësaj maratone. Pamja, pushteti dhe paraja nën petkun e një hakmarrjeje është shtylla kryesore ku përpiqet të ngrihet romani i kundërpërballur me ndjenjat e bukura të dashurisë, të së mirës dhe të kërkimit të lumturisë.
Autori, përzemërsisht, ju ofron ta lexoni veprën e dytë të këtij rrugëtimi të bukur dhe të bëheni pjesë aktive e saj. I takon lexuesit të zhbirojë këtë përzierje për të kërkuar rrugën e vërtetë të labirintdaljes, të zgjedhë anën e tij dhe të fitojë konkluzionet e veta.
Juljan P. Abrashi

Romani “Perëndimi i fundit” për brenda Shqipërisë me pagesën e dërgimit të përfshirë.
Nuk është e shkuara e cila na përndjek, por jemi ne që e bëjmë, sepse gjurmët e saj janë të thella, të pafashitshme, ose druhemi të shohim përpara.
€9.00

Romani “Perëndimi i fundit” për jashtë Shqipërisë me pagesën e dërgimit të përfshirë.
Nuk është e shkuara e cila na përndjek, por jemi ne që e bëjmë, sepse gjurmët e saj janë të thella, të pafashitshme, ose druhemi të shohim përpara.
€10.00