Të lindësh midis ekstremitetit të parë me privilegje, me pasuri, me mundësi edukimi, me demokraci, me liri, në një vend që mbështet të drejtat e njeriut apo ekstremitetit tjetër si i varfër, pa të drejta dhe pa mundësi shkollimi apo të gjendesh midis këtyre anëve të kundërta. Sa e sa sot mburren dhe fryhen si brektosa e La Fontenit për gjëra që as ishin të zotë vetë, por ruleta e jetës ua siguroi dhe as ishin të zotë vetë, por nga të tjerë i siguruan apo i shohin këto ëndrra syhapur duke kujtuar se janë të aftë. Thjeshtësia, përulësia, puna kokulur, të qenurit fjalëpak, të arriturit të ëndrrave pa djegur lëkurën e tjetrit, këto janë virtyte të vërteta të njeriut. Atëhere me dashamirësi e jo me krenari shihni veten dhe mbushuni me frymë e thoni se kam arritur diçka të mirë…
Juljan P. Abrashi frymëzuar nga fjalimi Paul Bethke “Ruleta Ruse”, Tedx Talk Hamburg.