Prologu i romanit “Akull dhe zjarr”

Prolog 31 dhjetor 1999, Tiranë, Shqipëri. Ivelini përpiqej të pikturonte, por nuk mundej. Mendja e tij qëndronte vetëm në një vend, te lajmi i sotëm. I cingëronte në kokë çdo sekondë. Nuk mundej ta shmangte pavarësisht përpjekjeve. Mendimi vazhdonte të shfaqej duke mos u dorëzuar për t'u larguar. Teksa i mbylli sytë një çast, me … Continue reading Prologu i romanit “Akull dhe zjarr”

Advertisements

Prologu i romanit “Perëndimi i fundit”

Prolog Duhet të kesh durim nga verbëria e mendjes, i ka këmbët e gjata. 25 Mars 2029, Vicenca. Sot ishte dita e kthimit, dita më e rëndësishme, ajo çfarë Viktori kishte pritur gjatë. Kishte punuar fort për këtë të ardhme prandaj buzëqeshja e lehtë i shihej në fytyrë nëpërmjet pasqyrës së makinës pas gati nëntë … Continue reading Prologu i romanit “Perëndimi i fundit”

Romani “Perëndimi i fundit”

Dy fjalë paraprake për lexuesin Saga “Lufta qiellore”, një “serial” prej shtatë vëllimesh, vazhdon rrugëtimin e saj me romanin e dytë të titullur “Perëndimi i fundit”. Autori fillon të shpalosë pjesëza të tjera të nevojshme për të plotësuar tablonë dhe qëllimet e tij të thella e të fshehura. Ky rrugëtim është akoma e më enigmatik, … Continue reading Romani “Perëndimi i fundit”

Romani “Akull dhe zjarr”

Dy fjalë paraprake për lexuesin Romani “Akull dhe zjarr” është vepra e parë e sagës “Lufta qiellore” me një përmbajtje prej shtatë vëllimesh. Libri trajton historinë e dashurisë së tri çifteve të ndërthurur me njëri-tjetrin në aspekte të ndryshme jetësore me mesazhin kryesor kundër aborteve. Njësoj si jeta jonë e mbushur plot e përplot me … Continue reading Romani “Akull dhe zjarr”

Injoranca është forcë

Injoranca është forcë. Përgjatë rrjedhës së historisë, ndoshta qysh prej fundit të epokës së Neolitit, në botë kanë ekzistuar tre lloje njerëzish: Të Sipërmit, të Mesmit dhe të Poshtmit. Këto grupe janë ndarë në shumë mënyra, janë emërtuar dhe riemërtuar pafundësisht, nga epoka në epokë, kanë ndryshuar edhe përmbasat brenda vetes, edhe qëndrimet karshi njëri-tjetrit, … Continue reading Injoranca është forcë

Nuk ka shpëtim

Ajo qëndronte në kokën time si mendimet, gjithmonë aty. Përpiqesha ta kryqëzoja, por ishte e pamundur. Është si të dëshirosh mos marrësh frymë dhe ndërkohë të mund të jetosh. Nuk e di pse kohët e fundit kisha një dëshirë për ta bërë të lumtur dhe të buzëqeshte. E gënjeja veten se sa më shumë të … Continue reading Nuk ka shpëtim

Të flasësh mbi ty

Të flasësh mbi ty është pak a shumë ekuivalente me të flasësh bukur. Nuk është nevoja të mendohesh për fraza autorësh, shkrimtarësh, të sjellësh përmend ndonjë kompliment të dëgjuar. Fjalët vijnë vetvetiu. Errësira e syve të t'u të bukur, praruar me fjalët e pakta, tregojnë sa shumë aq edhe pak. Shumë sepse kjo je ti, … Continue reading Të flasësh mbi ty

Sot bëhet sukses duke ngjitur shkallët njerëzore

Kemi ardhur në një kohë, mbase ka qenë kështu gjithmonë, ku shkallët e suksesit nuk janë vetëm ide për të prezantuar rrugën e karrierës së dikujt, por në fakt individë të vërtetë. Ky fenomen cilësohet si pjesë e "Darvinizmit Social". Dikur, sipas Darvinit, kafsha më e fortë mbijetonte dhe nuk shfarrosej, por njeriu i ka … Continue reading Sot bëhet sukses duke ngjitur shkallët njerëzore

“Asgjëja!” nga Eugena Gjoka

Nuk e di nëse kjo që ndjej unë është mirë apo keq?! Është vjeshtë, por mua s'më ngjan ndonjë ndryshim nga vjeshtat e tjera që kam jetuar ose ka një ndryshim tepër të vogël, një ngjyrë kameleoni e zbehtë është në ndjenjat e mia. Po, dhe këtu s'bëhet fjalë për ndonjë ndryshim pozitiv, përkundrazi... Nuk … Continue reading “Asgjëja!” nga Eugena Gjoka