“Vetmia është mbretëria ime.” nga J.M.

Unë kërcej. Unë kërcej e vetme. Në vallen time gjenden demonë të tërbuar. Përreth nesh ndodhet terri. Unë kërcej. Unë kërcej e shfrenuar dhe e shfrenuar është edhe vallja e demonëve të mi. Përreth nesh ndodhet ferri. Unë kërcej e vetme mes demonëve te mi në vorbullën e telasheve të mia. E verbër jam, drejtim … Continue reading “Vetmia është mbretëria ime.” nga J.M.

“Petalet e kujtimeve.” nga E. B.

Kur fjalët mungojnë e kur zhurmat e kalimtarëve të shumtë bllokohen në buzët e mia, atëherë ndjej mall për ty. Kur mbrëmja bie e yjet përsëri si çdo natë ndriçojnë jastëkun e shpresave të mia, buzëqeshja jote më bie në mend. Kur kalendari i ditëve të mia kalon edhe një faqe tjetër, kur errësira mposht … Continue reading “Petalet e kujtimeve.” nga E. B.

“Familja.” nga Ervin Saliasi

Tani ndihem çuditshëm, njëkohësisht i mbushur me vorbulla ndjesish që krijohen në brendësinë time, i çarmatosur nga vëmendja e çdo mendimi tjetër, i gjendur me një fletë dhe një laps në dorë, them se tani fytyra ime ka marrë një nur të veçantë dhe një buzëqeshje më vjen rishtazi e postuar në zemër dhe e … Continue reading “Familja.” nga Ervin Saliasi

“Lufto për shpirtin tënd të lirë.” nga A.B.

"Shtt! Mos thuaj asgjë edhe pse sot në mëngjes kur u zgjove syri të ishte bërë sterrë. Mos thuaj asgjë edhe pse ai të gjuajti fort me shkelma, pasi u kthye i pirë, i bërë xurxull në të gdhirë. Të vuri përtokë e të goditi pa mëshirë në çdo pjesë të trupit. Të kapi për … Continue reading “Lufto për shpirtin tënd të lirë.” nga A.B.

Njeriu, shumëçka dhe hiçgjë.

Njeriu, pikë mes një oqeani apo dielli i një planeti? Sa është rëndësia e tij? Nëse sheh përgjatë gjithë historisë, prej gjenezës kur mendohet se kanë jetuar njerëzit, e deri më sot, kanë jetuar aq njerëz, sa një lumë trupash mund të krijohet. Sa prej tyre mbahen mend? Vështirë ta themi. Bota ka ndryshuar dhe … Continue reading Njeriu, shumëçka dhe hiçgjë.

“Sepse e tillë u krijua ajo femër. Duaje.” nga G.S.

Ajo është lëmsh, është kaq e ngatërruar, e pakuptueshme. E bukura qëndron se lëmshet si ajo s'duhet kurrsesi të përpiqesh t'i zbërthesh apo t'i kuptosh. Lëmshet si ajo duhet veç t'i duash, t'i duash fort me çdo qelizë tënden. Se fundja, lëmshet s'ka arritur t'i kuptojë kush! Ajo është e çuditshme e ti duhet të … Continue reading “Sepse e tillë u krijua ajo femër. Duaje.” nga G.S.

“Në sytë e tu shikoj pendesë, por jo paqe.” nga Meri M.

Brenda meje është gjithmonë një luftë e përhershme dhe ti e di, ndoshta edhe ti e ke kuptuar që ky oqean është kaq i trazuar, ndoshta e ke kuptuar se ti ke ndikuar në këtë trazirë, në këtë mosrehati të shpirtit. Për sa kohë? Për sa kohë do vazhdojë? A duhet të të pyes ty … Continue reading “Në sytë e tu shikoj pendesë, por jo paqe.” nga Meri M.

A jam vërtet i rëndësishëm për ty?

Pyes vete se a jam aq i rëndësishëm për ty sa të braktisësh pas gjithçka ke e krahëhapur të drejtohesh tek unë. Nëse jam bota, sikundër thua, do të duash të jetosh me të, e jo në kozmosin e errët ku oksigjeni yt, unë, merret vetëm me disa pajisje moderne të zbuluar nga njerëzit, telefonat … Continue reading A jam vërtet i rëndësishëm për ty?

Do të doje…

Ai momenti kur sheh dikë në krahë të dikujt tjetër, kur do të doje të ishe ti dhe ç'të shqetëson është mungesa e guximit për të treguar ç'vlon brenda teje, por largësia, dëshira për karrierë, besimi i tepruar, frika e refuzimit dhe zhgënjimit, dëshira për t'u përplasur me atë rastësisht nga besimet që ke në … Continue reading Do të doje…