“Asgjëja!” nga Eugena Gjoka.

Nuk e di nëse kjo që ndjej unë është mirë apo keq?! Është vjeshtë, por mua s'më ngjan ndonjë ndryshim nga vjeshtat e tjera që kam jetuar ose ka një ndryshim tepër të vogël, një ngjyrë kameleoni e zbehtë është në ndjenjat e mia. Po, dhe këtu s'bëhet fjalë për ndonjë ndryshim pozitiv, përkundrazi... Nuk … Continue reading “Asgjëja!” nga Eugena Gjoka.

Advertisements

„Ti nuk mundesh.“ nga Etleva Kupsi.

Nëse s’m’u gjendët në vështirësitë e mia, nuk pres nga ju, o njerëz, të duartrokisni suksesin tim. Ju pashë dukshëm perden skëterrë të zezë teksa reflektonte shëmtuar në sytë tuaj. Si magjistar kërkoi dikush të më injektonte energjinë negative. Më tha: „Ti nuk mundesh“,- por guxova, e bëra.. Ju s’e kuptoni që më jepni forcë. … Continue reading „Ti nuk mundesh.“ nga Etleva Kupsi.

„Vetmia është mbretëria ime.“ nga J.M.

Unë kërcej. Unë kërcej e vetme. Në vallen time gjenden demonë të tërbuar. Përreth nesh ndodhet terri. Unë kërcej. Unë kërcej e shfrenuar dhe e shfrenuar është edhe vallja e demonëve të mi. Përreth nesh ndodhet ferri. Unë kërcej e vetme mes demonëve te mi në vorbullën e telasheve të mia. E verbër jam, drejtim … Continue reading „Vetmia është mbretëria ime.“ nga J.M.

“Petalet e kujtimeve.” nga E. B.

Kur fjalët mungojnë e kur zhurmat e kalimtarëve të shumtë bllokohen në buzët e mia, atëherë ndjej mall për ty. Kur mbrëmja bie e yjet përsëri si çdo natë ndriçojnë jastëkun e shpresave të mia, buzëqeshja jote më bie në mend. Kur kalendari i ditëve të mia kalon edhe një faqe tjetër, kur errësira mposht … Continue reading “Petalet e kujtimeve.” nga E. B.

“Familja.” nga Ervin Saliasi

Tani ndihem çuditshëm, njëkohësisht i mbushur me vorbulla ndjesish që krijohen në brendësinë time, i çarmatosur nga vëmendja e çdo mendimi tjetër, i gjendur me një fletë dhe një laps në dorë, them se tani fytyra ime ka marrë një nur të veçantë dhe një buzëqeshje më vjen rishtazi e postuar në zemër dhe e … Continue reading “Familja.” nga Ervin Saliasi

„Lufto për shpirtin tënd të lirë.“ nga A.B.

"Shtt! Mos thuaj asgjë edhe pse sot në mëngjes kur u zgjove syri të ishte bërë sterrë. Mos thuaj asgjë edhe pse ai të gjuajti fort me shkelma, pasi u kthye i pirë, i bërë xurxull në të gdhirë. Të vuri përtokë e të goditi pa mëshirë në çdo pjesë të trupit. Të kapi për … Continue reading „Lufto për shpirtin tënd të lirë.“ nga A.B.

“Sepse e tillë u krijua ajo femër. Duaje.” nga G.S.

Ajo është lëmsh, është kaq e ngatërruar, e pakuptueshme. E bukura qëndron se lëmshet si ajo s'duhet kurrsesi të përpiqesh t'i zbërthesh apo t'i kuptosh. Lëmshet si ajo duhet veç t'i duash, t'i duash fort me çdo qelizë tënden. Se fundja, lëmshet s'ka arritur t'i kuptojë kush! Ajo është e çuditshme e ti duhet të … Continue reading “Sepse e tillë u krijua ajo femër. Duaje.” nga G.S.

“Në sytë e tu shikoj pendesë, por jo paqe.” nga Meri M.

Brenda meje është gjithmonë një luftë e përhershme dhe ti e di, ndoshta edhe ti e ke kuptuar që ky oqean është kaq i trazuar, ndoshta e ke kuptuar se ti ke ndikuar në këtë trazirë, në këtë mosrehati të shpirtit. Për sa kohë? Për sa kohë do vazhdojë? A duhet të të pyes ty … Continue reading “Në sytë e tu shikoj pendesë, por jo paqe.” nga Meri M.