Prolog Duhet të kesh durim nga verbëria e mendjes, i ka këmbët e gjata. 25 Mars 2029, Vicenca. Sot ishte dita e kthimit, dita më e rëndësishme, ajo çfarë Viktori kishte pritur gjatë. Kishte punuar fort për këtë të ardhme prandaj buzëqeshja e lehtë i shihej në fytyrë nëpërmjet pasqyrës së makinës pas gati nëntë … Continue reading Prologu i romanit “Perëndimi i fundit”
Category: Perëndimi i fundit
Romani “Perëndimi i fundit”
Dy fjalë paraprake për lexuesin Saga “Lufta qiellore”, një “serial” prej shtatë vëllimesh, vazhdon rrugëtimin e saj me romanin e dytë të titullur “Perëndimi i fundit”. Autori fillon të shpalosë pjesëza të tjera të nevojshme për të plotësuar tablonë dhe qëllimet e tij të thella e të fshehura. Ky rrugëtim është akoma e më enigmatik, … Continue reading Romani “Perëndimi i fundit”
Nuk ka shpëtim
Ajo qëndronte në kokën time si mendimet, gjithmonë aty. Përpiqesha ta kryqëzoja, por ishte e pamundur. Është si të dëshirosh mos marrësh frymë dhe ndërkohë të mund të jetosh. Nuk e di pse kohët e fundit kisha një dëshirë për ta bërë të lumtur dhe të buzëqeshte. E gënjeja veten se sa më shumë të … Continue reading Nuk ka shpëtim
Ajo kaos!
Qiej që bien nga qielli, jo yje. Kështu është ajo. Vullkan, vetëtimë, shi, pluhur dhe hi. Kaos. Buzëqeshje e ngurtë në zemër të ngurtë. Shpërfillëse, me sy të venitur, vetulla të thepisura ekuilibër marrëse, si humnera të përpijnë drejt refuzimit të përhershëm. Katakombi i lumturisë. Ajo e varros, njësoj si të mundesh të jesh me … Continue reading Ajo kaos!
Më ktheve skllav të dashurisë
Ti je ajo e cila ke lëshuar një bombë bërthamore mbi mua dhe uraniumi i dashurisë është shpërndarë në të gjithë territorin tim. Tashmë nuk ekziston më asnjë gjallesë gëzimi, as një bimë buzëqeshjeje dhe asnjë gjurmë jete. Mund të dukem vërtet i gjallë nga jashtë, ndryshe, por brenda shpirti ka vdekur e po tretet, … Continue reading Më ktheve skllav të dashurisë
Thjeshtësia është e bukur.
Më pëlqen thjeshtësia e saj teksa më vështron me ata sy të kaltër të paprekur nga rimeli a lapsi i zi. E dua teksa fytyra e saj e pastër dhe e lëmuar mbetet e pahelmuar nga kimikatet e botës moderne. Do më lodronte zemra teksa do puthja buzën e purpurt pa qenë nevoja të përjetoja … Continue reading Thjeshtësia është e bukur.
Deri kur kështu?
E lodhin njerëzit, bisedat, mentaliteti, injoranca, kultura e dobët, burokracitë, korrupsioni, plehrat në rrugë, buzëqeshja e palarë, aroma e keqe, bisedat me zë të lartë, të rinjtë e nënshtruar me mendjen vetëm "party", gjokset e të pasmet e ekspozuara. E lodhin mosrespektimi i një njeriu me pozitë të ulët shoqërore edhe pse fundja njeri është, … Continue reading Deri kur kështu?
Sikur të paktën të doje.
Sikur të paktën të doje, do ishe i lumtur. Të tjerët nuk ia dinë vlerën dhe trishtohen, por të duash ështe kaq e rëndësishme, më shumë se a të kthehet ndopak ndjenja pas. Nuk ka vdekje më për së gjalli sesa të jesh filiz pa gjakun që të vlon, rrjedhimisht ndjenjën që të çuket në … Continue reading Sikur të paktën të doje.
Sikur.
Sikur të kisha një pajisje të mundja ta shihja mugëtirën botë aq qartë se si funksionon, sikundër shoh më qartë tek vendos syzet, por jo. Je i dënuar për këtë sfidë me perde në sy dhe eksperiencat, kancerin si onkologu që ta heqin, pak e nga pak syrit maskën ia çjerrin dhe pamja bëhet e … Continue reading Sikur.
Pjesëz nga romani „Perëndimi i fundit.
Sikur të mund të ishe pranë meje, do e lija makinën në shtëpi. Nuk do më duhej. Do insistoja të merrnim autobuzin e të iknim gjetkë apo në vendin tonë të preferuar, aty larg botës e në majën e kodrës duke parë qytetin. Nuk do doja makinën sepse dua duart të jenë drejtuar tek ti, … Continue reading Pjesëz nga romani „Perëndimi i fundit.