Shkrime

Si nis romani “Akull dhe zjarr”.

Romani “Akull dhe zjarr” Prolog 31 dhjetor 1999, Tiranë, Shqipëri. Ivelin përpiqej të pikturonte, por nuk mundej. Mendja e tij qëndronte vetëm aty, tek lajmi i sotëm. I cingëronte në kokë çdo sekondë. Nuk mundej ta shmangte pavarësisht luftës dhe përpjekjeve. Mendimi shfaqej dhe vazhdonte të shfaqej duke mos u dorëzuar për t'u larguar. Teksa … Continue reading Si nis romani “Akull dhe zjarr”.

Nuk ka shpëtim.

Ajo qëndronte në kokën time si mendimet, gjithmonë aty. Përpiqesha ta kryqëzoja, por ishte e pamundur. Është si të dëshirosh mos marrësh frymë dhe ndërkohë të mund të jetosh. Nuk e di pse kohët e fundit kisha një dëshirë për ta bërë të lumtur dhe të buzëqeshte. E gënjeja veten se sa më shumë të … Continue reading Nuk ka shpëtim.

Advertisements

Të flasësh mbi ty.

Të flasësh mbi ty është pak a shumë ekuivalente me të flasësh bukur. Nuk është nevoja të mendohesh për fraza autorësh, shkrimtarësh, të sjellësh përmend ndonjë kompliment të dëgjuar. Fjalët vijnë vetvetiu. Errësira e syve të t'u të bukur, praruar me fjalët e pakta, tregojnë sa shumë aq edhe pak. Shumë sepse kjo je ti, … Continue reading Të flasësh mbi ty.

Sot bëhet sukses duke ngjitur shkallët njerëzore.

Kemi ardhur në një kohë, mbase ka qenë kështu gjithmonë, ku shkallët e suksesit nuk janë vetëm ide për të prezantuar rrugën e karrierës së dikujt, por në fakt individë të vërtetë. Ky fenomen cilësohet si pjesë e "Darvinizmit Social". Dikur, sipas Darvinit, kafsha më e fortë mbijetonte dhe nuk shfarrosej, por njeriu i ka … Continue reading Sot bëhet sukses duke ngjitur shkallët njerëzore.

“Asgjëja!” nga Eugena Gjoka.

Nuk e di nëse kjo që ndjej unë është mirë apo keq?! Është vjeshtë, por mua s'më ngjan ndonjë ndryshim nga vjeshtat e tjera që kam jetuar ose ka një ndryshim tepër të vogël, një ngjyrë kameleoni e zbehtë është në ndjenjat e mia. Po, dhe këtu s'bëhet fjalë për ndonjë ndryshim pozitiv, përkundrazi... Nuk … Continue reading “Asgjëja!” nga Eugena Gjoka.

Mbase kërkoj shumë në jetë, por a kam faj unë?

Mbase kërkoj shumë në jetë, mbase kërkoj pak, mbase nuk duhet të ta kërkoja fare ty. Ka shumë pikëpyetje në mendjen dhe zemrën time, por një dëshirë të madhe, të më kuptosh. Kemi një jetë përpara. Mos është shumë? Njëzet e katër orë të ditës, shtatë ditë të javës, plot muaj e vite e ndër … Continue reading Mbase kërkoj shumë në jetë, por a kam faj unë?

Ajo kaos!

Qiej që bien nga qielli, jo yje. Kështu është ajo. Vullkan, vetëtimë, shi, pluhur dhe hi. Kaos. Buzëqeshje e ngurtë në zemër të ngurtë. Shpërfillëse, me sy të venitur, vetulla të thepisura ekuilibër marrëse, si humnera të përpijnë drejt refuzimit të përhershëm. Katakombi i lumturisë. Ajo e varros, njësoj si të mundesh të jesh me … Continue reading Ajo kaos!

Më ktheve skllav të dashurisë.

Ti je ajo e cila ke lëshuar një bombë bërthamore mbi mua dhe uraniumi i dashurisë është shpërndarë në të gjithë territorin tim. Tashmë nuk ekziston më asnjë gjallesë gëzimi, as një bimë buzëqeshjeje dhe asnjë gjurmë jete. Mund të dukem vërtet i gjallë nga jashtë, ndryshe, por brenda shpirti ka vdekur e po tretet, … Continue reading Më ktheve skllav të dashurisë.

„Ti nuk mundesh.“ nga Etleva Kupsi.

Nëse s’m’u gjendët në vështirësitë e mia, nuk pres nga ju, o njerëz, të duartrokisni suksesin tim. Ju pashë dukshëm perden skëterrë të zezë teksa reflektonte shëmtuar në sytë tuaj. Si magjistar kërkoi dikush të më injektonte energjinë negative. Më tha: „Ti nuk mundesh“,- por guxova, e bëra.. Ju s’e kuptoni që më jepni forcë. … Continue reading „Ti nuk mundesh.“ nga Etleva Kupsi.